Tendenca negative në pritjet e njerëzve për financat private dhe publike duket se është kapërcyer dhe po rrit mirëbesimi i shtetasve ndaj institucioneve. Këto janë përfundimet e studimit të fundit sociologjik të “Gallup International”-it të zhvilluar në periudhën 9-15 janar. Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar studimi analogjik tregoi një shpesë të ndrojtur dhe dëshirë për stabilizim. Në janar përfundimi u konfirmua dhe qeveria tashmë është me besim 28% dhe mosbesim – 56%. Situata është përmirësuar në krahasim me kohën para zgjedhjeve parlamentare më 5 tetor 2014, kur mosbesimi arrinte 70%. Akoma nuk mund të flasim për vlerësimin e punës konkrete të qeverisë së re, por në përgjithësi situata duket më e qetë. Pyetjes “Ku po shkon Bullgaria?” një e treta e të anketuarve i përgjigjen me optimizëm, dy e treta - me pesimizëm. Tradicionalisht pritjet ekonomike nuk ndryshohen shumë nga ato politike. Në muajt e verës dhe ata të vjeshtës njerëzit ishin shqetësuar për ekonominë në përgjithësi dhe për mirëqenien e tyre materiale. Gjatë janarit të këtij viti pritje negative për ekonominë kanë dy të pesta prej të anketuarve derisa një e treta prej tyre nuk presin ndryshim. Përmirësim në situatën ekonomike presin më pak se një e pesta të të anketuarve. Më shumë janë ata, të cilët mendojnë se situata nuk do të ndryshohet. Kur flasim për financat private roli i përkatësisë politike nuk është shumë i dukshëm, por edhe këtu ndryshimi i pushtetit politik ka ndikuar pritjet e të anketuarve. Si zakonisht pas zgjedhjeve partitë në pushtet i gëzohen përkrahjes së qëndrueshme. Ministrat e qeverisë së re bëhen më të njohur, por sipas traditës mosbesimi e tejkalon besimin.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..