Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mendimi publik akoma ndien efektin e ardhjes së pushtetit të ri dhe nuk ka vlerësime të punës konkrete të qeverisë

Tendenca negative në pritjet e njerëzve për financat private dhe publike duket se është kapërcyer dhe po rrit mirëbesimi i shtetasve ndaj institucioneve. Këto janë përfundimet e studimit të fundit sociologjik të “Gallup International”-it të zhvilluar në periudhën 9-15 janar. Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar studimi analogjik tregoi një shpesë të ndrojtur dhe dëshirë për stabilizim. Në janar përfundimi u konfirmua dhe qeveria tashmë është me besim 28% dhe mosbesim – 56%. Situata është përmirësuar në krahasim me kohën para zgjedhjeve parlamentare më 5 tetor 2014, kur mosbesimi arrinte 70%. Akoma nuk mund të flasim për vlerësimin e punës konkrete të qeverisë së re, por në përgjithësi situata duket më e qetë. Pyetjes “Ku po shkon Bullgaria?” një e treta e të anketuarve i përgjigjen me optimizëm, dy e treta  - me pesimizëm. Tradicionalisht pritjet ekonomike nuk ndryshohen shumë nga ato politike. Në muajt e verës dhe ata të vjeshtës njerëzit ishin shqetësuar për ekonominë në përgjithësi dhe për mirëqenien e tyre materiale. Gjatë janarit të këtij viti pritje negative për ekonominë kanë dy të pesta prej të anketuarve derisa një e treta prej tyre nuk presin ndryshim. Përmirësim në situatën ekonomike presin më pak se një e pesta të të anketuarve. Më shumë janë ata, të cilët mendojnë se situata nuk do të ndryshohet. Kur flasim për financat private roli i përkatësisë politike nuk është shumë i dukshëm, por edhe këtu ndryshimi i pushtetit politik ka ndikuar pritjet e të anketuarve. Si zakonisht pas zgjedhjeve partitë në pushtet i gëzohen përkrahjes së qëndrueshme. Ministrat e qeverisë së re bëhen më të njohur, por sipas traditës mosbesimi e tejkalon besimin.  

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD