Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozita e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë mbetet pa ndryshime

БНР Новини
Takim midis ministrit të jashtëm Daniell Mitov me ambasadorin e Shkupit në Sofje Bllagoj Hanxhiski
Foto: mfa.bg

Gjatë ditëve të para të vitit të ri 2015 shfaqën shenja për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë . Në interpelancë kryeministri Bojko Borisov raportoi për politikën bullgare ndaj këtij shteti. Pas kësaj u zhvillua një takim midis ministrit të jashtëm Daniell Mitov me ambasadorin e Shkupit në Sofje Bllagoj Hanxhiski për bisedime të lidhura me hapa të ardhshme për zhvillimin e bashkëpunimit. U bë e qartë se nuk ka ndryshim në pozitën e Bullgarisë  për perspektivën evropiane të Maqedonisë.

Siç edhe qeveria e parë e kryeministrit Bojko Borisov, edhe e tanishmja deklaron kategorikisht se e përkrah integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë dhe është gati të ofrojë ndihmë eksperte në lidhje me çështje konkrete, në të cilat Bullgaria tashmë ka përvojë.

Mirëpo përkrahja nuk është pa kushte dhe varret nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, në bazë të deklaratës për fqinjësi të mirë të nënshkruar midis dy shteteve në vitin 1999. Në fakt me këtë marrëveshje Bullgaria dëshiron t’i japë fuqi juridike deklaratës, pa pasur pretendime suplementare ndaj Maqedonisë. Mirëpo Shkupi ka rezerva.

Përveç kësaj Bullgaria dëshiron që dy shtetet të shënojnë së bashku ngjarje të përbashkëta historike, persona dhe data, si për shembull kremtimi i përbashkët i Shenjtorëve Kirill dhe Metodi në Romë.

Tani për tani përgjigje të qartë nga ana e Maqedonisë nuk ka. Janë krijuar grupe ekspertësh në nivel ministri të jashtme për konsultime, por paqëndrueshmëria politike në të dy shtetet gjatë viteve të fundit vështirëson punën e tyre. Takimi i ministrit Mitov me ambasadorin e Shkupit tek ne, që u zhvillua javën e kaluar i rrit shpresat për zhvillim pozitiv dhe për një samit të ministrave të jashtëm të dy shteteve, i cili do të inkurajojë dialogun politik. Prej këtij dialogu varret jo vetëm perspektiva evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, por edhe shumë projekte me rëndësi rajonale, si ndërtimi i pikëve të reja të kontrollit kufitar, ndërtimi i lidhjes hekurudhore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, realizimi i korridorit pan-evropian midis bregdetit bullgar dhe portit të Shqipërisë Durrës. Dobitë prej zhvillimit pozitiv të këtij dialogu do të jenë të mëdha, por tani për tani përparësia është e vogël dhe marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të jenë problematike.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD
Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD