Të shtunën dhe të dielën e kaluar, më 24 dhe 25 janar, pistat e pushimores dimërore Borovec mblodhën elitën e snoubordistëve fristajll bullgarë dhe evropianë. Ata erdhën, që të marrin pjesë në garën RED BULL FRAGMENT. Traseja ishte përgatitur shumë mirë me dy vija me nga tetë dhe pesë impiante, “stairs setup” klasik dhe një seksion të shpejtë. 51 mjeshtër të snoubordit nga Bullgaria, Sllovenia, Austria, Gjermania dhe Kroacia morën pjesë në këtë garë. Në përbërjen e jurisë ishin legjendat e snoubordit – Iztok Sumatiç dhe Marko Grillç - Grillo nga Sllovenia, si dhe përfaqësuesi i Bullgarisë Ivan Ivanov. Deri te final arritën 20 snoubordist, që treguan aftësi të mrekullueshme dhe figura të ndërlikuara dhe origjinale. Juria vlerësoi vështirësinë e figurave dhe teknikën e snoubordistëve, larminë dhe imagjinatën e tyre.
Formati i hapur i garës lejoi, që pjesëmarrësit të prezantojnë maksimalisht potencialin e tyre, sepse vet ata kishin mundësi të zgjedhin numrin dhe vështirësinë e vijave – kur, sa dhe çfarë figura të bëjnë për një periudhë të caktuar.
Çmimin e madh të garës RED BULL FRAGMENT – një udhëtim deri te Nesellvang të Gjermanisë dhe pjesëmarrje në projektin “Red Bull The Station” e mori austriaku Marvin Shallmina. Në vendin e dytë u klasifikua bashkatdhetari i tij David Shtruber, ndërsa vendin e tretë e zuri Matiç Zavodnik nga Sllovenia. Bullgara u prezantua nga ish sportisti i ekipit kombëtar – Dimitër Çokoev, i cili mori çmimin “vija më kreative”. Pas garës ai tha: “Parku i snoubordit është i mrekullueshëm! Për herë të parë në Bullgari shikoj një park të tillë të mirë për snoubordin. Nuk do të jetë e tepruar, në se do të them, se ky është një nga parqet më të bukura të krijuara në Evropë deri tashti. Të gjithë jemi shumë të kënaqur dhe tepër të befasuar.”
Aftësitë e 13 vjeçarit Borisllav Stojanov e vuri re arbitri Marko Grillç. Çmimin e këtij snoubordisti bullgar përfshin pjesëmarrje në “episodet e Grillos”, që organizohen nga Marko Grillç dhe kanë popullaritet të madh ndër maniakët e snoubordit, që preferojnë fristajlin. Kjo do të thotë, se Borisllavi muajin mars do të udhëtojë deri në Slloveni, për xhirimin e episodeve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..