“Për shumë vjet! ” – në Bullgari këtë përshëndetje mund ta dëgjoni gjatë tërë janarit. Ndoshta për shkak të besimit se urimet gjatë muajit të parë të vitit i “ngarkojnë” 11 muajt e tjerë me energji pozitive. Tek ne është shumë e përhapur fjala e urtë: “Bora e trashë – buka e madhe”, apo “Shumë borë, shumë bukë”. D.m.th. sa më shumë është bora në muajt dimërorë, aq më pjellor do të jetë viti. Mbulesa e bardhë i mbron rrënjët e pemëve dhe farat e drithërave. Akulli i ruan ujërat dhe peshkun. Në përrallat shpeshherë bora krahasohet me pelenë apo me batanije të ngrohtë. Ekzistojnë shumë legjenda dhe besime të lidhura me akullin dhe borën.

Edhe sot njerëzit rrokullisen në të, apo të paktën – lajnë fytyrat e tyre për shëndet. Dikur besonin se kjo bëhet kundër dhimbjes së kokës apo kundër problemeve të shpinës gjatë punës së rënde në fushë në muajt verorë. Është mirë kur bora shfaqet dhe shkrihet në kohën e duhur. Ndryshe ajo prish tërë ciklin bujqësor, ngatërrohet ritmi jetësor i të gjitha krijesave të gjalla. Rezultati është uri dhe mjerime, kryesit për të varfëritë.
“Bora e lejlekëve” zakonisht ka flokë të mëdha, të cilat tregojnë se lejlekët tashmë kanë nisur rrugën e tyre të gjatë dhe së shpejti do të vijnë tek ne. Në terminologjinë popullore figurojnë akoma disa lloje bore. Kur bie pa erë quhet “borë e qetë”. Kur shkrihet ajo quhet “bora e jugut” sepse shkrihet me ndihmën e erës jugore. Ekzistojnë shumë fjalë të urta për gjërat e paqëndrueshme. Për ta quhet se janë të qëndrueshme si “bora e vitit të kaluar”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Iavanova
Fotografi: BULFOTO
Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..