50 objekte të panjohura natyrore dhe kulturor-historike të shpërndara nëpër këndet piktoreske të natyrës, do të inkurajojnë bullgarët të udhëtojnë dhe të njihen me bukuritë e vendit. Ato margaritarë të vërtetë të turizmit do të jenë reklamuar pothuajse një vit në kuadrin e fushatës kombëtare për nxitjen e turizmit të brendshëm nën emrin “Të fshehur para syve”.
50 objektet e zgjedhura janë jashtë listës së 100 Objekteve Kombëtare Turistike, një lëvizje, që fitoi përmasa të papara gjatë viteve të fundit. Në këtë rast bëhet fjalë për kënde të fshehura në mesë të malit ose të fushës, të cilët rrallë herë vizitohen, megjithëqë ofrojnë përjetime të paharrueshme dhe mrekulli të papara. Autorët e projektit, që financohet nga Programi Operativ “Regjione në rritje”, kanë dëshirë të ngjallin aventurizmin te njerëzit dhe të provokojnë të kërkojnë vende të reja të panjohura dhe të bukura. Fushata parashikon xhirimin e filmave të vogla, transmetime televizive, botimin e artikujve në mediat dhe aktivitete të tjera, qëllimi i të cilëve është reklama e objekteve. Vëllimi i projektit është përafërsisht 2 milionë leva, ose 1 milion euro. Më shumë hollësi për të mësojmë nga ministrja e turizmit Nikolina Angellkova:
“Të dhënat tregojnë, se bullgarët janë të prirë të udhëtojnë në vend. Mirëpo, ata nuk disponojnë informacion ku mund të pushojnë dhe të kalojnë kohën e lirë. Kjo na jep arsye të mendojmë seriozisht si të kompensojmë rënien e numrit të turistëve rusë dhe ukrainas. Jemi me shpresë se do të përballojmë këtë situatë me inkurajimin e tregjeve të brendshme, duke bërë provë të ndryshojmë orientimin e bullgarëve të pushojnë në Bullgari, jo jashtë shtetit. Aktualisht shihet pikërisht kjo tendencë shqetësuese. Nga ana tjetër një studim sociologjik, bërë kohët e fundit tregoi, se 61 për qind prej bashkatdhetarëve dëshirojnë të kalojnë pushimet në vend, mjafton vetëm të dinë ku dhe si ta bëjnë këtë. Është mirë të dimë, se Këneta pranë qytetit Dragoman është një fenomen unik natyror, i cili gjendet nja 30 – 40 kilometra larg Sofjes. Dhe pak janë njerëzit, që dinë për këtë mrekulli natyrore. Fushata do të japë informacion pikërisht për objekte të tilla edhe nëpërmjet sajtit special myastoto.bg.”
Në listën e objekteve u përfshin fenomene interesante si Kërpudhat Gurore në malin Rodopa, Kështjella Mesjetare “Çerven” afër qytetit Ruse, Manastiret Shkëmbore afër qytetit Provadija e kështu me radhë. Ideja e Ministrisë së Turizmit është, që kjo listë me 50 objektet pak të njohura në mbarë Bullgarinë të pasurohet dhe të zgjerohet edhe në të ardhmen. Parashikohet, që hyrja në to jo vetëm të përmirësohet, por edhe të rregullohen tabela të informacionit për turistët.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...