Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania bullgare përpunon fuksionalitete për faqen në internet të “Financial Times”

БНР Новини
Foto: arkiv

Gjithnjë e më shumë kompani bullgare nga sektori i teknologjive të informacionit bëjnë biznes jashtë shtetit me klientë prestigjiozë. Njëra prej tyre është “Ontotekst”, e cila punon në fushën e analizës automatike të tekstit dhe para pak kohe shpalli fillimin e projektit për faqen në internet të medias britanike “The Financial Times”. Projekti është lidhur me përpunimin inovativ të firmës bullgare, i cili lejon të bëhet rekomandim të përmbajtjes sipas interesave të përdoruesve të websajtit. “Ontotekst” është e njohur në Britaninë e Madhe dhe me disa projekte të tjera të mëdha, që rinovuan teknologjitë e portalit sportiv të BBC-së, ndër të cilat Kupa Botërore e FIFA-së gjatë vitit 2010 (FIFA World Cup 2010) dhe Lojërat Olimpike gjatë vitit 2012 (Olympics 2012).

Sipas njërit prej menaxherëve të kompanisë Borisllav Popov, tregu mediatik gradualisht bëhet konsumatori më i madh i teknologjive lidhur me analizën automatike të tekstit, sepse në këtë mënyrë lexuesit u ofrohen më shumë artikuj nga sajti nën formën e faqeve të ndryshme tematike, të cilat automatikisht bashkohen sipas interesit dhe profilit të tij. Por teknologjia nuk është e lirë, shpjegon Borisllav Popov.

“Tani për tani këto shërbime janë shumë të shtrenjta. Media duhet të ketë biznes model të qëndrueshëm që të mund t’i lejojë vetes inovacion të tillë. Klientët tanë në Britaninë e Madhe dhe SHBA investojnë nga 1 deri në 10 milionë nga valuta përkatëse në një projekt të tillë. Pjesë prej përpunimit tonë gjatë këtij viti do të përqendrohet mbi uljen e çmimit, duke ofruar produkte të tilla klientëve tanë. Brenda dy tremujoreve të para të vitit kemi në plan të lëshojmë në treg disa produkte të orientuara botuesve dhe mediave.”

Përveç në media, teknologjia e “Ontotekst” mund të zbatohet edhe në sferën e arsimit, mësimit elektronik, farmacisë dhe shëndetësisë. Në fushën e arsimit kompania punon me botues të mëdhenj jashtë shtetit, po kështu edhe me firma inovative për mesmin aktiv në SHBA. Platforma e përpunuar ofron mësime me nivel të ndryshëm të komplicitetit, në varësi nga niveli i mundësive të nxënësit deri në këtë moment me detyra të ngjashme. Qëllimi është të mos vihen barriera të pakapërcyeshme para nxënësve, por të fillohet me detyra më të lehta dhe të kalohet tek më të ndërlikuara, por në fund të fundit secili prej nxënësve të ketë më shumë dobi. Sistemi elektronik vetëm përkrah arsimin e mesëm, ndërsa rol prijës, si deri më sot, e ka mësuesi. Në Bullgari flitet shumë për mësimin elektronik, por ai ende nuk është zbatuar në mënyre të centralizuar. Sipas Borisllav Popovit, mungon vullnet të mirë, jo mjete:

“Nuk kam mundësi të parashikojë të gjitha ndërlidhjet që njeriu duhet të drejtojë në qoftë se përpiqet të zhvillojë projekte të ngjashme me ndonjë institucion bullgar. Mungesa e parashikimit e bën arsimin jo aq interesant si mundësi për biznes. Nuk mendoj, se janë të nevojshme buxhete shumë të mëdha që të bëhet një portal elektronik për arsimin. Në një proces të tillë përmbajtja është e shtrenjtë, jo infrastruktura e softuerit. Dhe pasi kjo përmbajtje ofrohet nga shtëpitë e botimit në Bullgari, mendoj se është çështje e dëshirës të ketë nismë të tillë dhe jo çështje e financave. Kompanitë teknologjike si ne gjithmonë janë gati të ndihmojnë. E kemi bërë në nivelin e universiteteve, mund ta bëjmë edhe në nivelin e arsimit të mesëm.”

Praktika tregon, se me gjithë se disa shtëpi botuese tek ne nuk marrin në konsideratë ndryshimet, interneti dhe teknologjitë e reja vazhdimisht shtrojnë nën kontroll biznes modelin e disa prej tyre.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni nga viti 2021 deri më tani është 29.9%, për bukën - 43.3%

Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..

botuar më 25-01-19 12.15.MD

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD
Dimitër Gllavçev

Brenda ditëve do të përmbushim kriterin e katërt për Eurozonën – stabilitetin e çmimeve

Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..

botuar më 25-01-08 4.27.MD