Përpara rreth 15 vjetëve Koljoja blen 300 dynym vreshta të vjetra të braktisura dhe i zëvendëson me të gjitha varietetet e mundshme, të cilat mund të rriten rreth njërit prej qyteteve më jugore bullgare – Mellnik. Një zgjidhje jo tipike në një regjion, verërat e të cilit kanë qenë deri vonë pothuajse të një tipi, nga vreshti i gjerë i Mellnikut i pa takuar në ndonjë vend tjetër. Që nga mbjellja deri tek vera e parë e mirë, e denjë për pjesëmarrje në konkurs, kalojnë 10 vjet. Pas medaljeve të para Koljoja vendos, se ka ardhur momenti për kantinë personale. Fiton konkurs për një financim evropian dhe pas 1 viti “shatoja” tanimë është fakt. E vendosur në një afërsi të madhe me të mbjellat personale, ajo propozon pothuajse çdo gjë, për të cilën mund të mendojmë – pamje drejt disa maleve, një pajisje nga më modernet dhe... një shesh për uljen e helikopterëve, si dhe rampë. Rreth gjërave serioze në bisedën tonë me Koljon paraqitet dhe ndonjë shaka. Në afërsi me vendin, ku derdhet rrushi i porsa vjelë në mullinjtë, ka ikonë.
“Jezu Krishti – Vreshti i jetës”. Vendosa, se është më mirë të jem një koleg i Zotit, më erdhi një frymëzim prej tij-të mbjell një vresht-tregon Koljoja. Toka qe e braktisur, varietetet i kam zgjedhur apostafat – 10 të kuqe dhe 6 të bardha, e gjerë nga Mellniku, e herët nga Mellniku ose Mellnik 55, Mellnik 1300, sira, mero, kaverne, pino noar, san xhoveze, sovinjon bllan, shardone, vionie, misket nga Sandanski dhe keracuda. Pjesa me e madhe e verërave janë të një varieteti, por kërkojmë veten në përzierjet.”
Zbresim në vet kantinën, ku fuçitë prej druri nuk janë në sasinë e pritur prej meje, mungojnë dhe raftet e shumtë për vjetërsimin në butile. Është e vërtetë se, kantina është relativisht e re, por nuk mund të mos të ketë diçka të fshehur nga rendimentet më të vjetra. Një korridor i ngushtë na shpie drejt tuneleve të vogla në shkëmbinjtë gëlqeror (mellovete) të cilat i kanë dhënë emrin dhe qytetit Mellnik.
“Këtu ka qenë fundi i liqenit dhe mund të shikoni mbeturinat e shtresave gëlqerore, ato të tymosurat mbase janë nga shpërthimi i vullkanit të afërt. Mundet që ndonjë ditë në këto galeri të fillojmë të lëmë për stazhonim verë në bazë të teknologjisë së shampanjës.”
Ky është momenti, në të cilin tregohen traditat familjare, recetat nga stërgjyshërit... Për zhgënjimin tim, historia e Koljos është shumë më e përciptë. Nëpër fshatrat rreth qytetit Mellnik nuk ka pasur kantina, kurse tani vetëm në një perimetër prej 15 km ka 10 kantina, 8 prej të cilave janë të reja.
“U lejua që fshatarët të kenë nga 1 hektar vresht dhe prodhonin deri më gjysmë tonë verë. Lavdia e kësaj krahine është që nga shekulli i XIX. Atëherë prodhuesit kanë qenë tregtarë grekë. Vera është pronë e atij, i cili e shet, dhe jo e atij i cili e shikon vreshtin. Pasi grekët ikin nga qyteti Mellnik, i humbasim tregjet, lidhjet tregtare, mjeshtërinë.”
Degustimi na pret, fillimi natyrisht është me verë më të reja të bardhë dhe të lehtë, pas tyre të bardhë dhe roze të përziera. Shpresojmë të na arrijnë forca dhe për verat e kuqe – krenaria e regjionit. Del se, një roze me një ngjyrë pjeshke është nga varieteti vendas i kuq dhe i kundërshton denjësisht vionies dhe shardones harmonike, të cilat kanë lënë gjurmë në kujtesën tonë emocionale. Bashkëshortja e Koljos është krenare me enologen e tyre e cila i ka përfunduar studimet e saj në Bordo:
“Rozetë nuk kanë traditë, por në kohën e sotme me këmbimin e shpejtë të informatës dhe të dijeve ajo, e cila nuk është e grumbulluar si përvojë gjatë brezave, e mëson në universitet. Pas kësaj shkon në stazh dhe në këtë kuptim duhet më pak kohë të bëjmë gjëra më të mira.”
Interesohem nëse dhe në verë tendencat e reja depërtojnë më lehtë aty, ku mungojnë traditat? Në vend të përgjigjes provoj një gllënjkë verë të re:
“Fermentimi ynë është klasik, nuk ka specifikën e bozhores-nuvo-thjesht rrushi piqet më shpejt dhe prandaj është gati në të njëjtin moment si bozholeja. Shumë njerëz kur e provuan, thanë – “më shumë nuk do të pi bozhore”.
Të zbulosh dhe të vlerësosh dallimet në filozofinë e verës është njohje, si dhe bashkëbisedimi.
“Nuk jam profesionalist, pata një ide të përgjithshme të punoj me varietete bullgare dhe me ndërkombëtare moderne. Nuk e dija se kush është më e mira dhe doja që gjatë 50 viteve të para të eksperimentoj.”
Medaljet dhe tregjet janë një, por gjë tjetër është komenti i një kolegu francez:
Çfarë do të bëni më tutje , kur akoma në fillim keni arritur të prodhoni kaq verë të mira?
Ja dhe përgjigjen e Koljos:
“Pjesa më e madhe e përgjigjeve pyetjeve të bëra derisa mund të vjetërsohen dhe të bëhen më të mira verat, fshihen në kohë. Ju ftoj pas 20-30 vjetëve të vini të provoni nga verat tona të shampanizuara nga varietetet e gjerë e Mellnikut dhe pinonoar.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Ljudmill Fotev
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..