Me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Shkëlqesia e Tij z. Shpend Kallaba, Ambasador i RKS-së në Bullgari dha një intervistë të hollësishme. Ai foli detajisht për përkrahjen e Bullgarisë në procesin e shtetbërjes së Kosovës, duke theksuar raportet e shkëlqyeshme mes dy republikave tona. Po ashtu Ambasadori Shpend Kallaba vuri theks mbi sfidat për Kosovën në të ardhme.
Që Bullgaria ka njohur Pavarësinë e Kosovës (20 mars 2008) e deri më sot dy republikat kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fusha të ndryshme: ekonomi, politikë, energjetikë, transport, arsim, turizëm etj.
Ambasada e Kosovës vazhdimisht kontribuon në thellimin e raporteve bilaterale dhe tregohet si njëra nga më aktivet në Sofje. Para një jave Komuna e Banskos e Bullgarisë priti Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri. Delegacioni në krye me Ambasadorin Shpend Kallaba u njoh me mundësitë e zhvillimit të turizmit dimëror, në veçanti për ndërtimin e një qendre të skijimit sipas shembullit të Komunës Bansko. Ambasada e Kosovës jep kontribut të madh në procesin e binjakëzimit jo vetëm të komunave, por dhe të shkollave. Kohë më parë u binjakëzuan dy shkollat fillore – shkolla “Aleko Konstantinov” në Plovdiv me atë “Faik Konica” në Prishtinë e shumë aktivitete të tjera, të cilat pa ndërmjetësinë e Ambasadës së Kosovës nuk do të ishin të realizueshme.
Në Serbi u zhvilluan protesta paqësore kundër arrestimit të pjesëmarrësve në demonstrata Studentët dhe qytetarët protestuan në mënyrë paqësore para gjykatës dhe prokurorisë në Novi Sad, duke kërkuar lirimin e të gjithë pjesëmarrësve të..
BSP - E Majta e Bashkuar tha se mirëpret angazhimin e Donald Trump dhe Vladimir Putin për të arritur paqen në Ukrainë përmes negociatave. Socialistët gjithashtu mirëpritën pjesëmarrjen e udhëheqësve evropianë në takimin që pësoi në Uashington...
Presidenti i Serbisë flet për zgjedhje të parakohshme parlamentare Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk mund të kandidojë sërish për postin në zgjedhjet e ardhshme dhe se "as që i shkon ndër mend" të ndryshojë kushtetutën..