Ndarja e opinionit publik në Bullgari është diçka e zakonshme. Jemi ndarë “pro” dhe “kundër” Rusisë, “pro” dhe “kundër” borxhit të ri, kurse para pak kohe u ndamë “pro” dhe “kundër” teleferikut të dytë në vendpushimin e skive Bansko. Njerëzit, të cilët interesohen për skitë alpine dhe e kanë vizituar Bullgarinë dimrin, me siguri e dinë se vendpushimi më modern i skive në Evropën Lindore radhitet afër vendpushimeve të tjera të njohura – mikpritësve të starteve të Kupës Botërore, të cilat janë vargu më prestigjioz i garave të sportit alpin. Në fund të javës në Bansko do të ketë tri starte të elitës së skive për femrat.
Mirëpo, kjo nuk është e vetmja gjë që mund të thuhet për Banskon, sidomos në Bullgari. Tashmë disa vite ka kundërshtime të ashpra midis ekologëve dhe adhuruesve të skive, sikurse dashuria ndaj natyrës dhe ajo ndaj sporteve të bardha janë në pole krejt të ndryshme. Tashmë 12 vjet zona e modernizuar për rrëshqitje me ski është si gjemb në sytë e ekologëve bullgarë për shkak të prerjes së pyllit, që të ndërtohen teleferikët dhe pistat e reja. Aktualisht molla e sherrit është ndërtimi i teleferikut të dytë nga qyteti deri në ski-zonën nën majën Todorka. Sipas koncesionerit, gondola që ekziston, nuk mund të pranojë numrin e madh të turistëve dhe turistët duhet të presin shumë kohë, gjë që, kuptohet, i nevrikos. Ndërkaq, mbrojtësit e natyrës në Pirin kanë frikë se përsëri do të ketë prerje të pemëve shekullore, duke na rikujtuar për ndërtimin pa masë në Bansko dhe në krahinat rreth qytetit pas modernizimit të zonës për rrëshqitje me ski. Ndërtimi në masë i hoteleve dhe i komplekseve me apartamente nuk mund të mos ju bëjë përshtypje dhe frika nga oreksi i ri i sipërmarrësve është e arsyeshme.
Debatet midis dy poleve rreth teleferikut të dytë në Bansko mbetet një problem i vogël në sfondin e çështjes së rëndësishme për zhvillimin afatgjatë të turizmit malor në Bullgari, çështje kjo që nuk shtrohet. Përgjigje nuk na japin as aksionet e protestuesve, as konferencat e Ministrisë së re të Turizmit. Vetëm investitori vazhdon të përsërisë se zhvillimi i zonës së skive u siguron punë vendasve dhe krijon vende të reja pune në përgjithësi, kurse ekologët na shpjegojnë dobitë e potencialit të pashterueshëm të turizmit alternativ. Mirëpo, asnjëherë askush nuk e mbrojti tezën se njëra gjë nuk e përjashton gjënë tjetër, siç është në shumë vende të tjera në botë.
Është një fakt i trishtuar se ky debat i pafund nuk çoi në një debat të gjerë në shoqëri, kushtuar së ardhmes si të rajoneve malore, ashtu dhe të bregdetit tonë. Është e sigurt vetëm se as Pirini është Alpet, as plazhet tona janë Mesdheu, megjithëse vendasit dhe ndërtuesit ëndërrojnë për fitimet e Kitzbühel dhe Nices. Që pasi sqarohet vizioni afatgjatë për të ardhmen e degës turistike në Bullgari, nuk do të ketë debate si ai për teleferikun e dytë në Bansko.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Ivan Obrejkov
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..