Mezi ditën e fundit të garave për Kupën Botërore të Skive disiplina alpine në Bansko dielli i buzëqeshi elitës femërore të sporteve të bardha. Mjegulla e dendur nën majën Todorka vuri një pengesë para organizatorëve dhe sportisteve në tri startet. Drama me motin e keq filloi që ditën e premte, kur starti i sllallomit të parë gjigant shumë herë ishte shtyrë dhe në fund të fundit u vendos, që ai të organizohet ditën e hëne. Shpresat e publikut shumëmijësh t’i kënaqet garës midis prijëseve të klasifikimit të përkohshëm për Kubën Botërore Tina Maze nga Sllovenia dhe kampiones së dyfishtë botërore Anna Feninger nga Austria u dështuan. Edhe ditën e shtune mjegulla e trashë në pjesën e mesme të trasesë prapë u bë pengesë për vazhdimin e rrëshqitjes. Vetëm 13 skiatore, nga më se 50 sportiste gjithsej, arritën të kalojnë trasenë e përgatitur tepër mirë. Me arsye të garantojë sigurinë e garës Federata Ndërkombëtare e Skive vendosi të ndërpre garën dhe pak më vonë ta shtyjë. Ditën e diele, më 1 mars, moti ishte pak më i mirë dhe megjithëqë disa herë gara u shty starti i vetëm i kombinimit alpin për këtë stinë nga sllallomi super gjigant dhe sllallomi u zhvillua. Për habi të të gjithëve fitoren e korri skiatorja Anna Feninger nga Austria, e cila u imponua mbi favoriten Rina Maze nga Sllovenia. Kështu austriakja arriti të shkurtojë distancën në klasifikimin e përgjithshëm për Kupën Botërore. Intriga u transferua ditën e hëne, kur u zhvillua sllallomi super gjigant i shtyrë nga e premtja. Mirëpo, prapë më e shpejtë ishte Feninger, e cila shtoi shanset për marrjen e kupës. E dyta mbeti Tina Maze, e ndjekur nga amerikania Lindzi Von. Pikërisht Von, skiatorja më e mirë në botë me 64 fitore gjithsej në startet për Kupën Botërore, drejtoi akuzat më të ashpra për pistën në Bansko. “Kjo është një shaka. Dëbora është tepër e rrezikshme për rrëshqitje të skive” citoi Agjencia “Rojters” amerikanen. Megjithatë me siguri të kënaqur mbetën fituesja e dyfishtë Feninger dhe publiku shumëmijësh, i cili pavarësisht nga moti i keq, herën e radhës u kënaq me garat e vargut më të rëndësishëm të skive alpine.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kampionet evropiane për vitin 2023 nga ekipi bullgar i femrave Viktoria Radeva dhe Antoaneta Stefanova përfunduan me fitore ndeshjet e tyre në raundin e shtatë të Kampionatit Evropian Individual të Shahut Klasik në ishullin Rodos. Viktoria Radeva..
Stilijana Nikollova , e cila përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje, fitoi medalje të arta në finalet e rrethit dhe topit. Bullgarja tjetër në garën individuale, Eva Brezalieva , fitoi një..
Në ekipin kombëtar në kampionate, turne dhe kampe, komunikimi duhet të bëhet në gjuhën zyrtare të vendit - bullgarisht. Kështu vendosi në një mbledhje Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Mundjes, të cilën në muajin mars e drejtoi mundësja më e..
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo,..