Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë solli vizita e drejtorit të FBI në Bullgari?

БНР Новини
James Comey është drejtori i dytë i radhës i FBI që e viziton Bullgarinë gjatë kohës së qeverisjes së Bojko Borisovit, pas vizitës së Robert Mueller në vitin 2011.
Foto: BGNES

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve James Comey gjatë kësaj jave bëri vizitë zyrtare në Bullgari – të tretën të titullarit të këtij posti gjatë 14 vjetëve të fundit. Edhe të tre vizitat të drejtorëve të FBI u bënë në kohën e qeverive të djathta. Ajo e Luis Freeh në vitin 2001 në kohën e kabinetit të Ivan Kostovit koencidoi me momentin e tensionit të lartë në marrëdhëniet e Sofjes me Moskën për shkak të dëbimit të tre diplomatëve rusë të akuzuar në spiunim, për të cilën miku i dha mbështetje palës bullgare. Dy vizitat pas kësaj të drejtorëve të FBI – të Robert Mueller në vitin 2011 dhe të James Comey tani – janë realizuar në kohën e qeverive të Bojko Borisovit, kjo e fundit koencidon me marrëdhëniet e tensionuara midis Sofjes dhe Moskës kryesisht për shkak të situatës së konfliktit rreth Ukrainës. Ndër të tjerët, Bojko Borisovi është një partner i dëshiruar jo velëm i udhëheqjes së kundërzbulimit amerikan, në qoftë se do të gjykojmë se gjatë qeverisjes së tij të parë në Bullgari erdhën për vizitë drejtori i CIA-së Leon Paneta (2010) dhe drejtori i Secret Service Mark Sullivan (2011).

Me gjithë intensitetin e shkëmbimit të dyanshëm midis shërbimeve të posaçme do të ishte e tepërte të pohohet, se shërbimet bullgare janë një partner i jashtëzakonshëm i atyre amerikane. Interesi transatlantik ndaj tyre është diktuar më në veçanti nga interesi ndaj rajonit të Evropës Juglindore, po të marrim parasysh faktin, se përpara Sofjes James Comey vizitoi Bukureshtin.

Thelbi i lidhjeve midis shërbimeve të posaçme përcaktohet në një shkallë të madhe nga sfidat në regjion. Gjatë vizitës së Luis Freeh në vitin 2001 dhe të Robert Mueller në 2011 atëherë sfidat kryesore ishin krimi i organizuar transkufitar, trafiku i narkotikeve në Ballkan dhe vendosja e themeleve të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë midis organeve të ruajtjes së rendit të të dy vendeve. Tani gjatë vizitës së James Comey vëmendja kryesore iu kushtua luftës kundër terrorizmit, nevojës së legjislacionit të ri kundër terrorizmit dhe dhënies rezistencë korrupsionit. E reja është se, drejtori i FBI angazhohet me stërvitjen praktike të prokurorëve bullgarë, të specializuar në luftën kundër terrorizmit. Peshë më të madhe iu kushtua bashkëpunimit në luftën kundër krimeve financiare, sidomos kundër legalizimit të mjeteve monetare të përfituara në mënyrë të paligjshme. Sipas vlerësimit të drejtorit të Zyrës Federale të Hetimeve, në saj të Internetit Bullgaria dhe SHBA në praktikë janë “shtete fqinje” në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.

Vizitën e tij në Sofje James Camey e bëri në pjesën e parë të mandatit të tij 10 vjeçar si drejtor i FBI. Kjo, sipas mendimit të tij, supozon edhe vizita të tjera të reja në Bullgari, duke pasur parasysh qëndrimin unanim mbi çështjet e luftës kundër kriminalitetit, mund të priten momente të reja në bashkëveprimin midis kundërzbulimit amerikan dhe partnerëve të tij bullgarë. Me siguri zhvillime të tilla mund të priten në një kohë të afërt.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD
Ivan Kondov (majtas) dhe Peter Szijjártó

Bullgaria është mirënjohëse për mbështetjen hungareze për Shengenin

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..

botuar më 24-12-13 5.22.MD