Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me çfarë Bullgaria e tërheq biznesin britanik

БНР Новини
Presidenti Rosen Plevneliev në hapjen e sesionit plenar të “Great Mega Mission 2015”.
Foto: BTA

Për një vizite pa precedentë në Sofje është një biznes delegacion britanik Mega Mission 2015 me pjesëmarrjen e më shumë se 50 kompanive prijëse, që kanë ndërmend të investojnë në Bullgari në sektorët e energjetikës bërthamore, naftës dhe gazit natyror, mjedisit dhe ujërave dhe transportit publik. Delegacioni është organizuar nga Departamenti qeveritar britanik për tregti dhe investime dhe është pjesë e kompanisë “Great Britain”, me të cilën qeveria promovon Britaninë e Madhe si vend për biznes, arsimim dhe dëfrim.

Delegacioni kryesohet nga Brian Wilson biznes ambasador i Kryeministrit Britanik, ish Ministër i Energjetikës, anëtar i Këshillit Konsultativ të qeverisë dhe Drejtor në klubin futbollistik “Seltik”. Sipas fjalëve të Wilsonit, Bullgaria është zgjedhur të marrë pjesë në “Great Mega Mission 2015” për shkak të mundësive joshëse për investime, që ofron. Në sektorin e energjetikës bërthamore zhvillohen tenderë për nxjerrjen nga shfrytëzimi të blloqeve 1,2,3 dhe 4 të Centralit Atomik “Kozlloduj” në vlerë 500 milionë eurosh, pritet një konkurs për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të bllokut të 5 dhe të 6 të Centralit atomik. Bullgaria planifikon investime në masë prej 554 mln eurosh për modernizimin e sistemit të saj të transportimit të gazit. Në drejtim të infrastrukturës së transportit 700 mln euro nga fondet evropiane, të parashikuara për Bullgarinë në periudhën 2014-2020, do të caktohen për projekte të rëndësishme hekurudhore. Ekzistojnë mundësi për ndërtimin dhe rikonstruktimin e rrugëve, p.sh. të segmenteve të autostradës “Struma”.

Në hapjen e sesionit plenar të “Great Mega Mission 2015” Presidenti Rosen Plevneliev karakterizoi marrëdhëniet ekonomike midis Bullgarisë dhe Britanisë së Madhe kështu: “Britania e Madhe është një partner i rëndësishëm tregtar-ekonomik për vendin tonë. Shkëmbimi tregtar rritet në mënyrë  të qëndrueshme me 10% çdo vit. Me investime mbi 2,1 mlrd euro Britania e Madhe është investitori i pestë më i madh në Bullgari. Vlerësojmë lartë çdo investim të Mbretërisë së Bashkuar në Bullgari.”

Duke përgjithësuar planet e qeverisë së re të Bullgarisë, Presidenti theksoi reformat në kuadrin e projektit “Bullgaria 2020” dhe shpjegoi pse Bullgaria duhet të jetë treg strategjik për investitorët: “Qeveria e re bullgare i shtron vetes objektiva serioze, ambicie për reforma. Bullgaria ka programin e vet kombëtar të zhvillimit “Bullgaria 2020”. Bullgaria ka ambicie të qarta për reforma në sektorët kryesorë të ekonomisë, ajo ka një vendndodhje strategjike dhe treg me perspektiva.”

Tomosllav Donçev, Zëv/Kryeministër mbi Fondet Evropiane dhe Politikën Ekonomike i siguroi investitorët, se prioritet numër 1 për qeverinë është stabiliteti. Ai tha gjithashtu, se Bullgaria ka shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat presin investitorët britanikë.

“Këtu kemi shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme të cilat dëshirojnë të bëhen partnerë tuaj. Lajmi i mirë është, se shtatë programe operative të periudhës së mëparshme operative punojnë, parat janë në qarkullim, kthehen në investime. Lajm tjetër i mirë është, se me gjithë vonesën që kemi, katër prej programeve operative janë tashmë të miratuar për periudhën 2014-2020.”

Tomosllav Donçevi tha gjithashtu, se tregu bullgar është një mundësi e mirë për të gjitha kompanitë, që janë aktive në tregun e gazit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD