Në vitin 2004 në lidhje me përvjetorin e 100-të të themelimit të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” u organizua Konkursi Ndërkombëtar “Virtuozë të Rinj”. Nismëtarë janë drejtoresha e shkollës Millka Miteva dhe kolegët e saj profesoresha Milena Mollova, docenti Borisllav Jocov, Stolina Dobreva dhe Marina Savova. Kjo veprimtari muzikore organizohet çdo vit me përkrahjen e Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”.
Më shumë hollësi për konkursin e sivjetshëm sjell zonja Miteva: “Në edicionin e sivjetshëm të konkursit paraqiten 127 muzikantë nga 20 shtete të mbarë botës. Për herë të parë prezantohet shkolla e violinës nga Rumania. Do të ketë muzikantë nga Maqedonia, Belgjika, Spanja, Rusia, Koreja, Japonia dhe doemos nga Bullgaria. Krahas kësaj presim muzikantë nga Polonia, Belarusia, Kina, Turqia dhe SHBA-ja. Pjesëmarrësit janë të ndarë në katër grupe sipas moshës: nga më të vegjlit deri në 24 vjeç. Në programin e detyrueshëm të gjithë ekzekutojnë vepra nga baroku, klasika, romantizmi dhe muzikë moderne, krijuar gjatë 25 viteve të fundit. E reja këtë vit është, se secili që dëshiron mund të ndjekë konkursin online në sajtin e tij.
Sipas rregullave çdo vit konkursi është për vegla të ndryshme muzikore. Përsa iu përket pjesëmarrësve sivjet Millka Miteva shpjegon: “Konkursi i sivjetshëm është për specialitetet violinë, violë, violonçel dhe vegla me goditje. Hapet më 12 mars me koncert të mbajtësve të çmimeve të para vitet e mëparshme. Konkursi fillon ditën tjetërpër veglat me harqe. Më 17 mars është koncerti tradicional i pjesëmarrësve në jurinë ndërkombëtare. Dy ditë më vonë është ceremonia e dhënies së dekoratave, e cila do të shoqërohet me një koncert. Për muzikantët perkusionistë konkursi fillon më 30 mars, ndërsa më 5 prill është koncerti i të dekoruarve. Në juri kemi ftuar emra të mëdhenj të skenës botërore dhe muzikantë të njohur bullgarë.”
Në kuadrin e hapjes së konkursit më 12 mars parashikohet të prezantohet edhe një libër i kushtuar 110 vjetorit të themelimit të Shkollë Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, si dhe një gazetë i kushtuar muzikës me autorë pedagogët dhe nxënësit e shkollës.
Millka Miteva sjell më shumë hollësi për çmimet e konkursit: “Përveç fondit në të holla ka dhe disa çmime speciale. Drejtori dhe dirigjent i Filarmonisë së Sofjes do të dallojë ndonjëri prej të dekoruarve. Classic FM Radio do të dekorojë pjesëmarrësin më të mirë bullgar. Mjeshtri i violinave Vllado Tilev do t’i dhurojë një hark punuar prej tij violinistit më të mirë. Trashëgimtarët e kompozitorit, perkusionist dhe pedagog i njohur bullgar Dobri Paliev do të japin një dallim për perkusionistin më të mirë. European Unin of Music Competitions for Youth deri tashti siguronte çmime nën formën e koncertit në ndonjë skenë evropiane. Vjet këtë çmim e mori pianistja Kalija Kallçeva.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..