Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpopullimi i Bullgarisë Veriperëndimore po pushton të gjitha rajonet veriore të shtetit

БНР Новини
Foto: arkiv

Tendenca e shpopullimit të Bullgarisë Veriperëndimore, e cila është rajoni më i varfër i Evropës, tashmë përhapet edhe mbi shumë rajone të tjera të Bullgarisë Veriore dhe Qendrore, si rrjetet e qyteteve Razgrad, Silistra, Lloveç, paralajmërojnë nga Instituti i Ekonomisë Tregtare. Ka qytete, të cilat për shkak të kolapsit demografik në të ardhmen e afërt nuk do të mund t’i mbulojnë kriteret për qendër rrethi.

Sipas analizatorit të Institutit të Ekonomisë Tregtare Javor Aleksiev, proceset janë natyrore duke pasur parasysh ndryshimin e modelit ekonomik. Tendenca të tilla ka edhe në shtetet e tjera të BE-së:

“Është e kuptueshme, në fillimin e shekullit të XXI-rë, kur nuk kërkohet krah pune në bujqësi, pjesa më e madhe e popullsisë të përqendrohet në qytete. Diferencat mes Sofjes dhe rajoneve të tjera të Bullgarisë dhe mes Bullgarisë Veriore dhe Bullgarisë Jugore po thellohet për shkak të politikës së gabuar regjionale.”

Pak nga pak shpopullohen jo vetëm fshatrat, por edhe tërë rrjetet. Arsyet mund të kërkohen në probleme të shumta, të pazgjidhura vite me radhë.

Nga njëra anë janë arsyet ekonomike. Shpesh vendasit i preferojnë qytetet e tjera të mëdha sepse në rajonin e tyre nuk ka vende të mira pune për shkak të mungesës së investimeve. Për firmat është e vështirë që të gjejnë krah pune me kualifikim të përshtatshëm dhe investimet bëhen gjithnjë e më pak. Kështu formohet një rreth i mbyllur dhe papunësia vazhdon të mbetet e lartë. Ndryshe nga Bullgaria Veriore, në jug gjatë vitit 2014 vëzhgohej një rimëkëmbje ekonomike. Në 7 prej rrjeteve në veri të malit Stara Pllanina (Shumen, Silistra, Razgrad, Tërgovishte, Lloveç, Vidin, Montana) punësimi i popullsisë tashmë vitin e dytë me radhë mbetet nën 40%.

Mungesa e vendeve të punës dhe e konkurrencës mes punëdhënësve e inkurajojnë ekonominë joformale. Të ardhurat e familjeve mbeten të ulëta. Kjo sjell kolaps në konsumim. Puna zhvlerësohet, klima e biznesit keqësohet dhe për këtë arsye shumica e njerëzve të moshës së aftë për punë preferojnë të marrin ndihma sociale në vend që të punojnë e të zhvillojnë biznes.

“Problemi është se gjatë viteve të fundit projektet e mëdha infrastrukturore në fushën e ndërtimit rrugor dhe hekurudhor zhvillohen kryesisht në pjesën jugore të shteti. Atje tashmë janë të dukshme rezultatet pozitive. Projektet më të mëdha në veri janë të izoluara dhe infrastruktura rrethuese nuk lejon përdorimin e tyre efektiv. I tillë është shembulli me Urën e Danubit 2 pranë qytetit Vidin, i cili është një pajisje e mirë, por rrugët në rajon nuk lejojnë përdorimin e tij me kapacitet të plotë.”

Sipas zotit Aleksiev strategjia e zhvillimit rajonal e qeverive bullgare është krejt e gabuar. Problemet shtohen edhe për shkak të shpërndarjes së mjeteve financiare në parim partiak: “Buxheti i bashkive formohet në parim administrativ. Aktualisht bashkitë marrin para nga buxheti shtetëror përmes ashtuquajturin “Fond regjional” dhe zakonisht këtu me rëndësi është përkatësia politike e kryesisë së bashkisë. Subvencionimi shtetëror duhet të rruhet vetëm në vendbanimet e vogla.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni nga viti 2021 deri më tani është 29.9%, për bukën - 43.3%

Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..

botuar më 25-01-19 12.15.MD

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD
Dimitër Gllavçev

Brenda ditëve do të përmbushim kriterin e katërt për Eurozonën – stabilitetin e çmimeve

Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..

botuar më 25-01-08 4.27.MD