Situata në Ukrainë ditë pas dite përkeqësohet. Këtë e mendon zëvendës komandanti i NATO-s në Evropë, gjeneral Adrian Bradshaw, i cili para pak kohësh bëri vizitë në Sofje. Për mendimin e britanikut Rusia rivendos kufijtë e shteteve sovrane dhe ky është rrezik për secilin vend të Evropës. Vizita e gjeneralit Bradshaw në Bullgari përkoi me trajnimet e mëdha të NATO-s në Detin e Zi. Pasi ishin në portin e Varnës, anijet luftarake nga SHBA-ja, Kanadaja, Turqia, Gjermania dhe Italia u gjetën jo larg Krimesë. Zhvillohen simulime të betejave ajrore dhe të kërkimit të nëndetëseve.
Një britanik tjetër tha për gazetën “Daily Mail” se presidenti rus Vlladimir Putin dërgon spiunë në anijet e peshkimit. Për mendimin e admiralit Allen West, agjentët rusë mbledhin të dhëna për Forcat Ushtarako-Detare të Britanisë së Madhe. Admirali po ashtu vë në dukje se anijet e spiunëve lundrojnë në ujëra ndërkombëtare, dhe se janë regjistruar nga anijet e NATO-s në Detin Verior.
Presidenti rus vuri në alarm të plotë Marinën Veriore, disa formime të Trupave Desante Ajrore dhe Rrethin Ushtarak Perëndimor. Në kuadër të kontrollit të papritur ushtarakët rusë forcojnë grupimin në Tokën e Re dhe në Tokën e Franc Josifovit. Ndërkohë, NATO-ja bën trajnime në Detin e Zi, afër Krimesë, ku 1 vit e gjysmë kishte mosmarrëveshje kujt i përket gadishulli. Në Rusi mendohet se gadishulli është pronë e Rusisë, ndërsa ukrainasit besojnë se 23 vjet mjaftojnë që Krimeja të bëhet pjesë e pandarë e territorit të vendit. Po të sjellim historikun, do të shohim se 3 mijë vitet e fundit gadishulli ka qenë i skifëve irakianfolës – 900 vjet, Bizantit, grekëve, Perandorisë Rome, Perandorisë Osmane, kimerëve, Rusisë (Rus, Perandoria Ruse, BRSS-ja) – 278 vjet, pushtetit të khazarëve, kumanëve, gotëve, Hordhisë së Artë, Pushtetit të Krimesë, hunëve, Ukrainës – 23 vjet dhe i Mbretërisë së Gjenovezëve – 20 vjet.
Situata u komplikua edhe më shumë me “vendimin e turpshëm” të Presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko dhe të Parlamentit të Ukrainës për sa i përket statusit të veçantë të rajonit të Donecit. Këtë mendim e shprehën së bashku liderët e Republikës Popullore të Donecit dhe të Republikës Popullore të Luganës, Aleksandër Zaharçenko dhe Igor Plotnicki, citon Agjencia Informative Ruse.
Në synimin e tyre të ndëshkojnë Rusinë politikanët e vënë sigurinë e Evropës në pikëpyetje. Ndërkohë, shtohen mosmarrëveshjet me Uashingtonin në BE. Hungaria, Greqia dhe Qiproja haptas nuk i durojnë sanksionet. Austria, Çekia dhe Sllovenia janë gati për dialog, dhe jo për vazhdimin e konfliktit me Moskën. Tani për tani Evropa përpiqet ta ruajë unitetin formal, por bilanci midis Shtëpisë së Bardhë dhe interesave kombëtare sigurisht nuk do të vazhdojë më tej.
Nga ana e vet, Kievi përpiqet t’i fusë evropianët, edhe pse në formatin e NATO-s, në veprime luftarake. Ashtu humbjet për shkak të moralit të ulët dhe të korrupsionit total të luftës do të bien mbi Perëndimin. Por në qoftë se civilët vazhdojnë të humbin jetë, paqe nuk do të ketë. Përkundrazi, konflikti do të thellohet dhe do të na afrojë rreziku për një luftë të madhe në Evropë dhe Bullgaria do të jetë në qendër të sajën.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..