“Është diçka e mrekullueshme që njeriu ta ndjekë rrugën e zemrës së tij.” Kështu e shpjegon zgjedhjen e saj të profesionit gruaja e parë bullgare, e cila u bë shefe e ekipit kirurgjik të disa misioneve ushtarake. Pjesa më e madhe e jetës së doktoreshës Stefka Borisova ka kaluar në qendrën urgjente të Akademisë Ushtarako-Mjekësore në Sofje. Përveç kësaj ajo është pjesë e detashmentit për reagim të shpejtë në situata luftarake. Është e bindur se nuk ka profesione vetëm për burrat, por pohon se shpeshherë njerëzit reagojnë me mosbesim.
“Në klinikën tonë ka një djalë, i cili është infermier. Kur bëj vizita mjekësore më ka ndodhur që pacientët të më thonë: “Infermierë, thirri doktorin e ri”. Njerëzit mendojnë se profesionet e rënda janë vetëm për burrat” – thotë me buzëqeshje doktoresha Borisova. Sipas saj gratë mund të ballafaqohen me çdo një sfidë, por kanë nevojë për përkrahje për rritjen e fëmijëve. “Një grua nuk duhet të heqë dorë nga më thelbësorja, nga amësia”, është kategorike ajo.
Për vendimin e saj që të bëhet mjeke, ajo tregon: “Kjo ishte ëndrra ime e fëmijërisë, e cila nuk ka qenë e provokuar nga të afërmit e mi. Nëna merrej me tregti, unë kurrë nuk kam luajtur me kukulla. Akoma kur isha shumë e vogël i fushoja plagët e fëmijëve. Pastaj kur isha në klasën e katërt të shkollës me idenë time organizuam aktivitete jashtë shkollore “Miqtë e mjekësisë” dhe vizituam shumë spitale. Ishim të pranishëm në transfuzione të gjakut. Ftuam në shkollë profesorin Dimitar Paskov – krijuesin e medikamentit “Nivalin”. Gjithmonë i kam ndjekur ëndrrat e mia. Pas shkollës i dha provimet për degën e mjekësisë, por herën e parë nuk më pranuan në Universitet. Pas kësaj në vazhdim të një viti punoja si shitëse dhe vazhdoja të përgatitesha për provimet. Mendoj se secili duhet ta dëgjojë zërin e zemrës së vet.”
Akoma gjatë vitit të dytë të studimit të saj universitar natën doktoresha Borisova ka punuar në spitalin e ndihmës urgjente “Pirogov”. “Atje mësova shumë për diagnostikimin e sëmundjeve të barkut”, shpjegon ajo. Ka filluar me përpilimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit dhe me dhënien e injeksioneve. Gjatë vitit të tretë të studimit ajo bëri operacionin e parë të apendicitit me ndihmën e një kirurgu të njohur. Për çmimin, të cilin ajo e paguan, doktoresha thotë:
“Martova kur isha studente, linda dhe një fëmijë. Atëherë, me të gjitha provimet dhe me punën më ishte shumë e vështirë. Gjysmë vit pas mbarimit të Universitetit fillova punë si asistente në Katedrën e Kirurgjisë të Universitetit të Mjekësisë të qytetit Pleven. Biri im i vogël, i veshur në rroba jeshile rrinte në një karrige në sallën e operacionit. Atëherë ai ishte 2 vjeçar. Gjithmonë kam qenë e përkushtuar në punë, por gjithçka e ka çmimin e vet.”
Në vitin 1997 gjatë kohës së krizës më të madhe në Bullgari, kur parat bullgare u zhvlerësuan dhe paga e mesme u bë 10 dollarë, doktoresha Borisova e mbaroi degën e dytë – kirurgji luftarake. Dy vjet më vonë mori pjesë në misionin e saj të parë.
“Misioni im i parë ishte humanitar – në Maqedoni, në vitin 1999, kur Bullgaria bëri një bazë për shqiptarët – kujton ajo. – Ne i mjekuam, i ushqyem ata, bëmë gjithçka. Nuk kishim spital dhe të gjithë të sëmurët apo të lënduarit i diagnostikova dhe i transportova në spitalin e refugjatëve, 50 km larg bazës sonë. Lufta është diçka e tmerrshme, por unë nuk kam frikë. Zoti i do guximtarët. Frika e shtrëngon njeriun, e paralizon atë.”
Përveç në misione në Maqedoni doktoresha Borisova ka marrë pjesë në 4 misione në Afganistan – në kryeqytetin Kabull dhe në spitalin ushtarak spanjoll në qytetin Herat. “Kjo ishte një pikë e nxehtë, ku i transportuan të plagosurat nga të gjitha skajet e Afganistanit” – kujton mjekja e guximshme.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..