Gjetja e punës së parë është detyra më e vështirë, para së cilës ndodhen të rinjtë, paralajmërojnë specialistët e resurseve njerëzore. Çelësi drejt suksesit, sipas tyre, është të jesh më i miri në atë që bën. “Talentet kthehen në forcën e re të kohës sonë”, tha gjatë Forumit Rinor të Karrierës “Profesionet e së ardhmes” Nadja Vasilleva, Drejtore e Manpower për Bullgarinë, Serbinë dhe Kroacinë. Iniciativa e organizuar nga “Junior Achievement – Bullgari” kishte për qëllim të ndihmojë më shumë të rinj që të gjejnë profesionin e vet. Për këtë qëllim ata u takuan me përfaqësues të biznesit, ekspertë në fushën e burimeve njerëzore dhe me njerëz, që ushtrojnë, top profesionet e vitit 2015. U bë e qartë, se para sfidave ndodhen jo vetëm ata që kërkojnë punë, por edhe vet punëdhënësit.
Sipas analistëve për kompanitë tashmë është me rëndësi më të madhe të tërheqin talentin, prej të cilit kanë nevojë, se sa sigurimin e kapitalit. Shkaku fshihet në faktin se popullsia gjithnjë e më shumë po plaket dhe po ndihet nevoja e kuadrove me kualifikim të mirë. “Një studim i Manpower nga viti 2014 tregoi, se 36 % prej punëdhënësve në përpjesëtime botërore luftojnë që të gjejnë talentet e nevojshëm. Në Bullgari 44 % prej tyre hasin në vështirësi në angazhimin e punonjësve për vendet e lira, komenton zonja Vasileva. Më të kërkuar janë inxhinierët, punonjësit e kualifikuar, menaxherët, specialistët e sektorit IT, personelit për hotele dhe restorante, mjekët. Nadja Vasileva tha gjithashtu:“Aktualisht më mirë zhvillohet sektori i biznes shërbimeve. Këto janë financat, kontabiliteti, pronat e patundshme, sigurimi, telekomunikacionet, transporti, logjistika. Në sektorët e tjerë gjithashtu ka nevojë për kuadro, sepse prapë kthehemi tek mosbalancimi midis kërkimit dhe ofrimit në tregun e punës.”
Vasill Çomakov, 26 vjeçar, inxhinier i softuerit, është njeri prej specialistëve, që u takuan me të rinjtë për t’u treguar për profesionin e tij. “Inxhinierët e softuerit jemi shumë të kërkuar. Çdo ditë merr oferta për punë në Linkedin nga kompani vendase dhe jashtë shtetit” – thotë ai. Ai preferon të punojë për një kompani të madhe amerikane të softuerit, e cila ka pozicionuar në vendin tonë qendrën e saj zhvillimore më të madhe në Evropë. Një pagë, katër herë më e lartë se mesatarja në vend, sektor që zhvillohet shumë shpejtë, mundësi të punosh nga çdo pikë e botës – këto ishin avantazhet që Vasilli u nda me të pranishmit. Dhe me ndjenje e humorit shtoi:“Statistika tregon, se prej 12 miliarderëve më të rinj në planetin tonë, më shumë se gjysma punojnë në industrinë e softuerit. Të gjithë të tjerët , pa një, janë trashëgimtarë të pasurisë të prindërve të tyre. Mund të bëjmë konkluzionin, se në qoftë se dëshironi të bëheni miliarderë, duhet të filloni punë në industrinë e softuerit ose prindërit tuaj të jenë miliarderë. Për fat, të keq, prindërit e mi nuk janë të tillë, prandaj i jam orientuar programimit.”
Emanuell Serafimov, nxënës në klasën e 12 të Gjimnazit profesional të elektroteknikës dhe automatikës në kryeqytet, ëndërron të realizohet në industrinë e softuerit. “Zgjodha që puna ime të jetë lidhur me kompjuterët, sepse që nga moshë e re më pëlqejnë” – thotë ai. – Për mua paga nuk është vendimtare, kryesorja është puna të më sjellë kënaqësi. Puna me kompjuterët dhe krijimi i gjërave të reja, si programimi, është ajo që më pëlqen më shumë.”
Jasna Georgieva, e cila është në specialitetin “Marketing teknologjik” në Gjimnazin e Përgjithshëm Nr 23 të Sofjes pohon, se ndodhet në udhëkryq. “Po hezitoj midis dy sferave: midis ekonomisë dhe mjekësisë veterinare.” Shoqja e saj Ivelina Kostova tashmë ka bërë zgjedhjen e saj:“Mësoj marketing, sipërmarrje dhe biznes. Por kam ndërmend të studiojë diçka të lidhur me artin. Vizatimi është pasion për mua dhe dua të zhvillojë edhe më shumë. Ajo që mësoj aktualisht në shkollë mund të jetë shumë e dobishme, sepse në një etapë tjetër mund të fillojë biznes me vete.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi..