Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po çelin lulet njëra pas tjetrës – këngë popullore kushtuar luleve

БНР Новини
Foto: arkiv

E Diela e Dafinave është njëra nga festat më të dashura në kalendarin folklorik. Shënohet një javë para Pashkëve, kur Kisha Ortodokse kremton Hyrjen e Krishtit në Jerusalem. Në të Dielën e Dafinave festojnë ditën e emrit personat që mbajnë emër luleje. Në Bullgari kjo ditë quhet po ashtu e Diela e Shelgut. Sipas traditës në kishë shkohet me degë shelgu dhe lule. Më pas ato çohen në shtëpi për shëndet dhe mirëqenie.

Lulet janë simbol i natyrës që sapo ringjallet dhe shoqërojnë të gjitha festat e pranverës. Lulet zakonisht i lemë afër ikonave dhe i përdorim për zbukurim shtëpie. Sipas përfytyrimeve popullore tufat e luleve mbrojnë vajzat e reja nga syri i keq. Dikur nuset e kanë zbukuruar kokën me lule, ndërsa gratë i kanë mbajtur në gji për shkak të vetive të tyre kuruese dhe shijes aromatike. Çdo nuse ka pasur lulishte për të cilën ka kujdesur. Në shumë këngë popullore këndohet për lulishten e vajzës së re dhe për sekretet e saj të dashurisë. “Duke e mbjellë lulen, vajza i këndonte” është një motiv shpeshherë i hasur në tekstet folklorike. Disa këngë përcjellin dashurinë e pashpërblyer. Por ka dhe këngë të tjera ku këndohet për gëzimin nga jeta, pranverën dhe bukurinë. Bari i uzos është një bimë mjekësore e cila haset kudo. Kjo bimë supozohet të jetë magjike. Vajzat kanë thurur tufa prej barit të uzos për t’u mbrojtur nga dragonjtë dhe zanat. Vajza ia ka shpërndarë tufën djalit me të cilin do të martohej. Besohej se barinjtë po ashtu kanë fuqi të mbrojnë vajzën nga figurat mitologjike po të merrnin prej saj tufën e luleve.

Dukur lulet supozoheshin të ishin dhuratë për djemtë. Vajzat i kanë shpërndarë në shenjë dashurie. Nëse djali ka qenë i dashuruar pas vajzës, atëherë ai merrte lulen nga lulishtja e saj.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Fatin e Vitit të Ri e gjejmë te buka, arrat apo... një enë me unaza

Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..

botuar më 24-12-31 6.50.MD