Sivjet për 150 familje Pashkët do të jenë të trishtuara. Arsyeja është rrëzimi i avionit i pasqyruar nga mediet e tërë botës, shpeshherë duke tejkaluar të gjitha kufijtë moralë. Gazetarët ishin në një situatë delikate – nga njëra anë ata kishin informacion të plotë, nga ana tjetër informacioni duhej prezantuar me maturi dhe respekt. Dhe derisa në mediet e Francës, Gjermanisë dhe Spanjës rrëzimi i avionit vazhdon të jetë ndër temat kryesore, në Bullgari gazetarët e pasqyrojnë ngjarjen pa dashamirësi dhe bile mund të thuhet në mënyrë jo morale.
Në profilin e tij në facebook një nga televizionet prijëse gjermane shpalli kategorikisht se nuk do të botojë lista të rrëzimeve më të tmerrshme të avionëve dhe nuk do të ofrojë informata personale për viktimat dhe familjet e tyre. Në fakt i njëjti televizion nuk e mbajti këtë premtim. Nuk ishte adekuat dhe reagimi i gazetës “Bild”, komenti i së cilës pas aksidentit provokoi bojkotimin e gazetës me tirazh më të madh në Gjermani. Sipas gjermanëve me pasqyrimin e tragjedisë në Alpet e Gjermanisë gazeta e ka tejkaluar të gjitha normat morale dhe etike duke botuar spekulime dhe teori pa bazë, fotografi të viktimave dhe jo në vend të fundit – duke zbuluar personalitetin e pilotit të dytë. Bojkoti filloi nga një pikë e vogël e karburantit, ku shpallën se ndalojnë shitjen e gazetës “Bild”. Por në të njëjtën kohë bojkoti ndoshta është fillimi i një procesi më të thelluar të rishqyrtimit të medieve dhe të rolit të tyre në shoqëri.
Çfarë ndodhi në atë kohë në Bullgari? Televizionet më të shikuara, që zakonisht ankohen për shkak të mungesës së parave, transmetuan drejtpërsëdrejti nga vendi i rrëzimit dhe nga vendlindja e pilotit të dytë, paguan lidhje të shtrenjta satelite me Gjermani dhe Francë, bënë intervista spekulative me specialistë të dyshimtë, dhe e gjithë kjo në emër të rejtingut. Sa më dramatike ishte prezantuar tema, aq më shumë krenoheshin gazetarët për këtë se janë profesionalistë të mëdhenj. Edhe në Bullgari ishin botuar fotografitë e pilotit të dytë dhe emri i tij dihet nga të gjithët. Dhe askush nuk e pyeti vetveten a është e drejtë dhe normal ky reagim? Bile nuk bëhet fjalë për bojkot të medieve skandaloze. Një nga rregullat kryesore të gazetarisë dhe të drejtësisë është: i pafajshëm deri sa të provohet fajtor. Përveç kësaj gazetarët duhet të dinë se secili e ka të drejtën e privatësisë, pa pasur parasysh se ai mund të jetë fajtor i supozuar për një rrëzim avioni. Në përputhje me këto rregulla të thjeshta punojnë vetëm disa gazetarë. Gazetarët gjithashtu janë njerëz dhe pasioni për sensacion është i qenësishëm për ne të gjithë. Rrjetet sociale japin hapësirë për shprehjen e mendimit personal dhe të gjithët kemi mundësi të flasim për gjithçka. Pikërisht atje reklamohet një video të minutës së fundit të fluturimit fatal. Dhe vërejtja “Akoma nuk është e qartë a është autentike videoja” nuk ubën përshtypje përdoruesve. Në Alpet rrëzoi jo vetëm një avion me 150 veta, por edhe morali i gazetarisë.
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..