Aktualisht rreth 75 mln qytetarë të BE-së nga pesë vende anëtare udhëtojnë me viza për në SHBA. Këto janë Bullgaria, Rumania, Qiproja, Polonia dhe Kroacia. Deputeti evropian nga Paria Socialiste Bullgare, Momçill Nekov komentoi se si Partneriteti Transatlantik për Tregti dhe Investime (TTIP) do të ndikojë mbi fermerët bullgarë, po të mos kenë viza.
“Unë jam anëtar i Komisionit për Bujqësi dhe Zhvillim të Rajoneve Rurale dhe interesohem për sektorin e fermerëve. Ky sektor përbën vetëm 5 për qind të Partneritetit Transatlantik por është tepër i rëndësishëm, sepse në të janë parashtruar standardet e larta të BE-së. Në këtë lidhje, fermerët bullgarë do të binin në një konkurrencë të dyfishtë – nga njëra anë me partnerët evropianë, nga tjetra – me ata amerikanë, po të mos nënshkruhet partneriteti. Regjimi i vizave i pengon fermerët bullgarë, duke i vënë ata në pozita jo të barabarta.”
Për këtë çështje deputeti evropian i është drejtuar komisioneres evropiane Sesilia Malmstrjom, e cila është kryenegociatorja për partneritetin. Ajo ka thënë se vizat afatshkurtra nuk po shqyrtohen.
“Znj. Malmstrjom po ashtu vuri në dukje se mungesa e reciprocitetit është çështje shumë e ndjeshme dhe sigurisht do të ndikojë mbi biznesin, në veçanti fermerët, thotë z. Momçill Nekov. – Por pesë vendet për të cilat nevojiten viza, janë objekt negociatash që nga 2014-a. Çështja është shtruar jashtë kontekstit të Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime në takimet trepalëshe midis Komisionit Evropian, SHBA-së dhe vendit anëtar të interesuar. Deri në muajin prill të 2015-ës Komisioni Evropian duhet të marrë vendim a t’u vendos regjim të përkohshëm vizash disa kategorive të qytetarëve të SHBA-së.”
Deputeti evropian Momçill Nekov është i mendimit se duhet të parashtrohen instrumente financiare për promovimin e produkteve të fermerëve evropianë në SHBA. Ashtu që të prezantohet cilësia e produkteve evropiane. Pra, të subvencionohet pjesëmarrja e fermerëve në ekspozita të ndryshme, p.sh., ose të organizohen ekspozita individuale për mallrat e BE-së.
Komisioni për Bujqësi dhe Zhvillim të Rajoneve Rurale ngul këmbë që të ruhen standardet evropiane lidhur me sigurinë e ushqimit dhe shëndetin si të njeriut, ashtu dhe të kafshëve. Komisioni po ashtu ka kërkuar që të garantohen kushtet e barabarta sidomos kur ka konkurrencë të drejtpërdrejtë midis mallit evropian dhe atij amerikan.
“Deputetët e Komisionit për Bujqësi dhe Zhvillim të Rajoneve Rurale janë kundër partneritetit midis SHBA-së dhe BE-së në formën e tij aktuale, thekson z. Nekov. – Po e kam fjalën për sektorin e bujqësisë. Komisionerja evropiane Sesilia Malmstrjom e bëri të qartë se po të ketë nevojë sektori i bujqësisë do të eliminohet i tëri nga partneriteti me qëllim ruajtjen e standardeve të larta evropiane.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..