Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – “rritet, por nuk plaket”

Sofja në fillim të shek. të XX-të
Foto: arkiv i Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij”

“Projekte evropiane për Bullgarinë e bukur” është motoja e konkursit fotografik, organizuar nga Qendra informative e qarkut të Sofjes. Kështu në mënyre zbavitëse banorët dhe miqtë e kryeqytetit do të tregojnë gjërat e bukura dhe të mira që zbulojnë rreth vetes. Starti i konkursit u dha më 3 prill, dita në të cilën Sofja është shpallur si kryeqytet i Bullgarisë bashkëkohore. Pas  një muaji autorët e tre fotografive më të mira do të marrin çmim, ndërsa 30 foto të tjera do të radhiten në ekspozitë në prag të Ditës së Evropës më 9 maj. Në konkurs mund të marrin pjesë nxënës, studentë, fotografë amatorë dhe të gjithë ata që e duanë kryeqytetin tonë të bukur.

Drejtojmë vëmendjen tonë ndaj objekteve që janë rinovuar me mjete evropiane në Sofje. Bëhet fjala për godina të ndryshuara, parqe  dhe kopshte të  rinovuar, gjithashtu edhe për monumente kulturore të restauruar, që janë kapur nga fotoobjektivët – këtë e tha Ellza Grigorova, Drejtore e Qendrës Informative të Sofjes, e cila është njëra prej 28 qendrave të tilla në vend.

“Dëshirojmë të tregojmë sa shumë është ndryshuar Sofja me anën e mjeteve që kanë ardhur në kuadrin e programeve operative. Ato janë përdorur për Metronë e kryeqytetit, Banjën  Qendrore Minerale, infrastrukturën e re, autobusët dhe kopshtet që vazhdimisht rinovohen. Unë personalisht do të fotografoja stacionet e Metrosë, ku janë ekspozuar gjetje arkeologjike në sfondin e mjedisit modern të qytetit. Do të fotografoja dhe itinerarin e ri të metrosë që arrin tek Aeroporti i Sofjes, si dhe këndet e reja të gjelbra nëpër lagjet e kryeqytetit. Vendi  më i preferuar për mua për shëtitje  dhe çlodhje është Parku Jugor. Atje janë bërë një sërë rikonstruksionesh, janë formuar sipërfaqe të reja të gjelbra dhe me shumë lule, janë vendosur stola të rinj. Problemi është se ne nuk arrijmë të ruajmë të gjitha si pronarë të tyre. Banorët e Sofjes kanë të drejtën në kohën e diskutimeve publike të shprehin mendimin e tyre. Qyteti ynë ngjan me shumë kryeqytete të tjera evropiane, por kur jetojmë në këtë qytetet, ne sikur nuk çmojmë ndryshimet pozitive në të.”

Zhvillimi i kryeqytetit në sfondin e godinave emblematike vihet re edhe në një ekspozitë tjetër të fotografive, që pasqyrojnë mjedisin qytetar nga fundi i shekullit të XIX dhe fillimi i shekullit të XX. Ajo është ekspozuar në hollin  e Radios Kombëtare Bullgare dhe fotot bardhë e zi janë pjesë e arkivit të Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij”. “Ideja për këtë ekspozitë fotografike të Sofjes së vjetër i përket Radio Sofjes, ajo përveç fotografive përfshin dhe kartolina të vjetra, që janë dërguar me anën e postës” – shpjegon Drejtorja e Bibliotekës Borjana Hristova dhe shton:

“Mua shumë më pëlqen qyteti nga ato vite, sepse  ai përmban një romantikë të veçantë, me pëlqen edhe në pamjen e tij të sotme. Është mirë, se shumica prej objekteve të treguar në këto fotografi, me përjashtime të vogla, ekzistojnë edhe sot. Këto janë Ura e Shqiponjave, Ura e Luanëve, Monumenti i Mbretit Çlirimtar dhe Parlamenti, Teatri Popullor...Shihet mjedisi i ndryshëm përreth  këtyre godinave, në bazë të tyre mund të gjykojmë sa është ndryshuar qyteti. Ajo që më mungon shumë nga ato vite është shatërvani i madh me figurat e mjellmave në të. Dikur ka qene para Teatrit Popullor, por është shkatërruar në kohën e luftërave. Shpresoj, se ndonjë ditë  Bashkia do të ketë mundësi të rivendosë elemente të tilla që i japin një lezet të veçantë qytetit. Shumica prej kartolinave kanë vulat e atelieve ku janë bërë, një pjesë e madhe prej tyre janë vepër të  fotografëve mbretërorë. Gjatë viteve të fundit Sofja u ndryshua shumë dhe pavarësisht nga kritikat e shumta në drejtim të qytetit, ai është shumë tërheqës dhe për këtë arsye të gjithë dëshirojnë të jetojnë në të. Unë si  qytetare autoktone e Sofjes  mendoj, se qytetit ndryshohet në mënyre dinamike dhe sidomos pjesa e tij qendrore bëhet gjithnjë e më e bukur.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD