Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti Vasko Vasillev: “Nuk ka ndonjë vend më të bukur se sa Bullgaria”

БНР Новини
Foto: BGNES

Violinisti Vasko Vasillev është ndër muzikantët, që kanë popullaritet në mbarë botën. Ai është koncertmjeshtri më i ri në historinë e Operës Mbretërore “Kovënt Gardën” në Londër. Kur zuri vendin e mjeshtrit violinist në këtë orkestër ishte mezi 20 vjeçar.

Prapa çdo muzikanti të suksesshëm qëndron të paktën një mësues. Mirëpo, Vasko Vasillevi kishte disa. Në fillim ishte familja e tij, që përbëhej prej muzikantësh. Kur u bë 10-vjeçar mori një bursë shtetërore, në sajë të së cilës nisi të mësojë në Shkollën Qendrore Muzikore pranë Konservatorit të Moskës. Për ato vite muzikanti kujton:

“Kisha një mësues të mrekullueshëm të violinës në Shkollën Muzikore në Sofje – Trendafill Millanov. Pas kësaj i ati im, i cili ishte violinist, filloi të punojë me mua. Isha nxënës privat dhe dy gjyshet e mia gjithashtu më arsimuan. Njëra më jepte mësime të gjuhës bullgare dhe letërsisë, ndërsa tjetra – të biologjisë. E ëma, e cila është pianiste, shoqëronte ekzekutimet e mia deri në moshën 20 vjeçare. Kështu që familja luajti një rol të madh në formimin tim. Edhe violinistja e njohur bullgare Dina Shnajderman më ndihmoi në formimin tim si muzikant. Ajo më dha shansin e parë të japë një koncert të madh në sallën e kryeqytetit “Bëllgarija” bashkë me një muzikant të tillë të mëdhenj siç ajo. Vitet e para në Moskë vetëm merresha me përsosjen e teknikës. Kur mbusha moshën 16 vjeçare nisa për në Londër, ku takova artistë të mrekullueshëm dhe prej të cilëve mësova shumë.”

Përderisa studionte në Moskë Vasko Vasillevi u prezantua në disa konkurse prestigjioze “Zhak Tibo” në Paris, “Karll Flesh” në Londër dhe “Paganini” në Itali. “Laureatë” është emri i grupit të tij formuar nga solistë të Operës “Kovënt Gardën”. Para disa vitesh me të ai dha disa koncerte në Bullgari.

Përveç koncert mjeshtër ai është edhe producent krijues në Operën Mbretërore. Në saj të ideve dhe përpjekjeve të tij u realizuan një sërë projektesh jo tradicionale për këtë gjini. Lidhur me këtë ai shpjegon:

“Posaçërisht merrem me shfaqjet jo tradicionale. Mendoj, se ato pranohen tepër mirë. Arti duhet të trajtohet nga këndvështrime të ndryshme, ndryshe ai do të duket i vjetër. Aktualisht po realizoj nja 5-6 projekte të reja. Po kthehem nga një turne të madhe me programin “Cinema Concertos” – në kuadrin e të cilit dhamë 130 koncerte me muzikë filmash. Kamë ndërmend të realizojë një projekt të madh mbi krijimtarinë e kompozitorit Bah. I jam mirënjohës se kam një punë, e cila më siguron mundësi të tilla aq të mëdha.”

Pasi jeton prej aq shumë vitesh jashtë shtetit si Vasko Vasillevi e pranon atdheun:

“Për mua Bullgaria është gjithçka. Rrënjët e mia janë këtu. Pothuajse në mbarë vendin kam të afërme – në Sofje, në Bullgarinë Veriore, në Rodopet. Gjëja e parë, që del në imagjinatën time, kur mendoj për vendin është natyra. Mund të them, se ndonjë vend më të bukur se sa Bullgaria nuk ka. Dhe ndoshta nuk është e rastit, se Zoti e ka ruajtur për veten këtë pjesë të botës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verka Siderova

Na la Verka Siderova – zëri i saj mbetet një standard në folklorin e Dobruxhës

Verka Siderova, zëri i artë i Dobruxhës dhe i Bullgarisë, përfundoi udhën e saj tokësore në moshën 99-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e këngëtares. E lindur më 26 prill 1926 në qytetin Dobrç të Bullgarisë Verilindore, Verka..

botuar më 25-07-03 3.40.MD

Muzikë me vlerë dhe emra legjendarë në A to JazZ në Sofje

Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3 deri më 6 korrik, si zakonisht në Parkun Jugor 2 të kryeqytetit bullgar. Me kalimin e..

botuar më 25-07-03 6.35.PD

"Rruga e gjatë drejt shtëpisë" tani edhe në vinil

Pak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë..

botuar më 25-07-02 5.55.PD