Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në krye të klasifikimit të BE-së për praktika jo transparente të lobimit

БНР Новини
Znj. Linka Toneva – koordinatorja e Asociacionit “Transparenca pa kufij”
Foto: arkiv personal

Transparency International hartoi raportin e parë evropian për një studim gjithëpërfshirës mbi lobimin dhe shkallën e mbrojtjes së procesit politik nga ndikimi i paligjshëm. Studimi është bërë nga përfaqësitë e “Transparencës pa kufij” në 19 vende të BE-së. Janë studiuar dhe po ashtu Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së. Për fat të keq, Bullgaria është në krye të klasifikimit për praktika jo transparente të lobimit.

“Përfundimi themelor i studimit është se lobimi jo i rregulluar në Evropë shkakton jo transparencë, konflikt interesash dhe korrupsion, vë në dukje koordinatorja e Asociacionit “Transparenca pa kufij”, znj. Linka Toneva. – Shkalla e transparencës dhe e lobimit jo të drejtë regjistrohet nga 0 deri në 100. Shkalla mesatare, e regjistruar në bazë të studimit të vendeve evropiane dhe institucioneve evropiane, është mezi 31 për qind. I vetmi vend në shkallën mbi 50 është Sllovenia. Ndërsa Lituania dhe Britania e Madhe janë fiks në shkallën 50. Kjo do të thotë se bien në zonën e garancive jo të mjaftueshme, por njëkohësisht aty vërehen praktika kundër lobimit jo të drejtë. Të gjitha të tjerat janë në shkallën nën 50.”

Bullgaria, me 25 për qind të sajat është “e mbrojtur” vetëm me një të katërtën e lobimit jo të drejtë. Në këtë grup bien po ashtu Gjermania, Portugalia dhe Italia. Në fund të klasifikimit janë Hungaria dhe Qiproja.

“Sipas treguesit të transparencës së lobimit Bullgaria ka 13 për qind, thekson znj. Toneva. – Mesatarja është 26 për qind. Kjo është për shkak të jo rregullimit të procesit të lobimit në vend. E keqja është se në pjesën dërmuese mbi procesin legjislativ dhe pushtetin ekzekutiv nuk ka kontroll publik. Për sa i përket treguesit të ndershmërisë së aktiviteteve lobuese, Bullgaria është po ashtu me 25 për qind. Ky rezultat i keq ka të bëjë me deficitet e dukshme në një sërë ligjesh lidhur me fushën e lobimit. Shoqëria gjerësisht mendon se interesa të dhënë ekonomikë ndikojnë mbi jetën politike e ekonomike të Bullgarisë.”

Nga 19 vendet e studiuara mezi 6 kanë aplikuar disa rregulla për aktivitetet lobuese. Këtu bëhet fjalë për Austrinë, Francën, Irlandën, Lituaninë, Poloninë, Slloveninë dhe Britaninë e Madhe.

“Komisioni Evropian është ndër institucionet e vlerësuara lartë – mbi 50 për qind, thotë znj. Toneva. – Parlamenti Evropian është me 30 për qind dhe Këshilli i BE-së – me 19 për qind. Në BE u hap regjistri i organizatave të cilat kontaktojnë me institucionet evropiane. Ja pse rezultati i Komisionit Evropian është aq i lartë, sepse ai zbaton rreptë regjistrin e lartpërmendur.”

Nga Transparency International rekomandojnë që institucionet shtetërore të BE-së të aplikojnë rregulla gjithëpërfshirëse për lobimin, të aplikojnë po ashtu regjistra të detyrueshëm të lobistëve, si dhe “një dosje legjislative”. Kjo e fundit i bën publike të gjitha format e ndikimit të jashtëm mbi legjislacionin dhe të gjitha kontaktet mes lobistëve dhe personave në pozita publike.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD