Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po realizohet strategjia për tregun unik digjital evropian

Foto: arkiv

“Komisioni Evropian do të prezantojë një strategji për krijimin e tregut unik digjital.” Këtë e deklaroi zëvendës kryetari i tij Andrus Ansip gjatë një diskutimi i kushtuar kësaj teme në Sofje. Evropianët e kanë të qartë bollëkun e madh dhe çmimet konkurrente të internetit. Mirëpo, në se do të krijohet tregu unik digjital evropian, gjatë 5 viteve të ardhshme mund të garantohet një rritje suplementare nga 250 miliard euro, komentoi zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev.

Komisionari evropian nga Estonia Andrus Ansip shpjegoi: “Qeveritë kanë rol kryesor për zhvillimin e shërbimeve më të shpejta dhe më të lira nëpërmjet internetit. Në mbarë Evropën vonon procesi i digjitalizimit të shërbimeve të informacionit dhe të komunikacionit. Qëllimi është, që shërbimet në sektorit shoqëror të lidhen midis njeri tjetrit.”

Tek ne për shembull, informacioni për rezultatet financiare të firmave paraqiten veçmas para statistikës, administratës tatimore dhe regjistrit tregtar. Në se do të vendoset lidhje midis sistemeve të këtyre tri dikastereve, informacioni do të paraqitet një herë.

Ministri i transportit dhe i teknologjive të informacionit Ivajllo Moskovski paraqiti drejtimet kryesore të platformës së qeverisë elektronike. Parashikohet lidhja e regjistrave publike, identifikimi nëpërmjet internetit, sigurimi i internetit të shpejtë për 29 krahina të vendit. Projektet realizohen sipas afateve të parashikuara. Rajoni i Bullgarisë Veriperëndimore, i cili njihet si më i varfëri, u përfshi në një projekt të përbashkët me Rumaninë dhe Serbinë për financim evropian. Ideja është, që rrjeti optik i tri shteteve të lidhet dhe në rajon të zhvillohen teknologjitë e larta. Ministri shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi midis tri shteteve në fushën e teknologjive të informacionit.

Qeveria elektronike është një nga prioritetet e kabinetit të tanishëm, theksoi në diskutimin e tij zëvendës kryeministri i politikës ekonomike dhe fondeve evropiane Tomisllav Donçev dhe shtoi: “Ligji i ri i prokurimeve publike, që po hartohet, do të jetë gati në mesin e vitit. Ai do të sigurojë bazën ligjvënëse për porosi elektronike. Me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tashmë u krijua një degë e prokurimeve publike. Financat janë të siguruara për tërë procesin në kuadrin e Programit Operativ “Administrim të mirë”.

Kryeministri Bojko Borisov theksoi, se ideja, që patrullat e policisë rrugore të pajisen me kamera u huazua nga Estonia. Sipas tij digjitalizimi i policisë rrugore në Estoni ndihmoi për kufizimin e korrupsionit. Lidhur me këtë zoti Borisov theksoi, se mendohet ideja për vendosjen e kamerave në doganat bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD