Ndër fenomenet e para, me të cilat njihen miqtë kur vijnë në Sofje janë kisha “Shën Gjergji” dhe bazilika “Shën Sofia”. Dhe nuk është e rastit, se ato janë objektet më të vizituara nga turistët bullgarë dhe të huaj. Ato shenjtërore të krishtere preokupojnë secili, që interesohet për historinë dhe pelegrinazhin.
Në një film të shkurtër xhiruar me porosi të Bashkisë së Kryeqytet, prezantohen fenomene të ndryshme dhe atraksione interesante, që mund të hyjnë në itineraret e turistëve. Filmi është si një orientir për të gjithë ata, që vijnë për herë të parë në Sofje. Vitet e fundit shihet një rritje e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë kryeqytetin e Bullgarisë. Shtohet edhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre. Sipas të dhënave të administratës gjatë vitit 2014 numri i turistëve në kryeqytet u rrit me 7 për qind në krahasim me vitin 2013. Megjithëqë nuk ka statistikë të saktë për të ardhurat nga turizmi, pritet, që gjatë këtij viti ato të jenë më të larta se sa ishin vjet.
Sipas një anketimi ideja, që Sofja të afirmohet si një destinacion kryesor turistik të vendit i gëzohet përkrahjes së gjerë. Karakteristike për kryeqytetin e Bullgarisë është se ai është qendra kryesore industriale, transportuese dhe kulturore të vendit. Në të përqendrohet 17 për qind prej popullsisë dhe 1/6 e prodhimit industrial të Bullgarisë. Numri i madh i turistëve në Sofje iu detyrohet monumenteve autentike historike. Këtu në një vend mund të shihen rrënoja të lashta dhe salla moderne të koncerteve, muze, galeri, teatro, lokale e kështu me radhë.
Zhvillimi dinamik i qytetit vitet e fundit siguroi shumë komoditete. Në Sofje dhe në rajonin e saj vijnë kryesisht miq të tërhequr nga fenomenet kulturore dhe natyrore. “Vatrat shpirtërore të Malit të Shenjtë të Sofjes – udhëkryq të frymëzimit” – ky është emri i një projekti i ri i Bashkisë së Kryeqytetit. Qëllimi i tij është të përqendrojë vëmendjen mbi vatrat shpirtërore dhe shenjtëroret, që ndodhen jo vetëm në kryeqytet por edhe në periferitë e tij. E reja është, që ky projekt i kushton vëmendje tërë rajonit, jo vetëm kryeqytetit si destinacion turistik. Këtë e tha zëvendës kryetari i bashkisë së Sofjes Todor Çobanov dhe shtoi:
“Atë, që tashmë është e zhvilluar do të jetë baza e politikës së bashkisë në fushën e turizmit. Kemi ndërmend të larmojmë dhe të pasurojmë itineraret. Jemi të bindur, se rezultatet pozitive, që arritëm në fushën e turizmit gjatë vitit 2014 do të përsëriten.”
Sofja prezantohet edhe nëpërmjet rrjeteve të reja të informacionit dhe të komunikacionit në internet. Paralelisht organizohen edhe anketime për shkallën e kënaqjes së turistëve të huaj nga vizita e tyre në kryeqytet. Ivo Marinovi është përgjegjës i Programit Operativ “Turizëm”, që realizohet nga Bashkia e Kryeqytetit. Lidhur me të ai shpjegon:
“Për ne tregjet më të rëndësishme turistike janë në Gjermani, Greqi, Britaninë e Madhe, Itali, SHBA-në, Izrael. Kohët e fundit shumë shtetas të Turqisë dhe Maqedonisë shfaqin interes ndaj itinerareve në Sofje. Ja përse mendohet përmirësimi i infrastrukturës rreth fenomeneve turistike. Vazhdon fushata për vënien e tabelave të informacionit me shenje speciale, me të cilat dëshirojmë të përqendrojmë vëmendjen e turistëve mbi objekte të posaçme. Pritet, që një numër të madh të huajsh të vizitojnë Sofjen në vitin 2018 kur ajo do të jetë Kryeqytet Evropian i Sportit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES dhe visitsofia.bg
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..