Më 23 prill fillon Edicioni i 4-të i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik të Fëmijëve – Sofje. Në katër skena të vendosura në pikë të ndryshme të Sofjes, kryeqytetasit do të shijojnë artin folklorik të ansambleve bullgare dhe të atyre të huaja. Znj. Julia Popçeva, e cila është nga komiteti organizativ, tregon se si ka lindur ideja për festivalin:
“Aktivitetin e nisi një grup entuziastësh me shumë emocione dhe dëshirë të madhe, të cilët deshën të sjellin një festim të veçantë folklorik për kryeqytetasit. Në Sofje organizohen shumë ngjarje kulturore, por të këtij lloji janë pak. Ashtu lindi ideja, deshëm të ftojmë grupe të huaja dhe t’i njohim fëmijët bullgarë me folklorin e vendeve të tjera. Për ne është me rëndësi që vallet në festival të jenë tematike, pra të “zbulojnë” kulturën e kombit të huaj. Zakonisht festivalin e organizojmë gjatë prillit, sepse pranvera vjen në këtë muaj. Festivali është falas që të gjithë të kënaqin sy me artin e fëmijëve”.
“Skenat janë katër, por realisht paraqitjet janë pesë, sqaron organizatorja. – Starti jepet me aktivitetin e zakonshëm para kompleksit të pallateve Mladost 3. Pas kësaj fëmijët do t’i ngjiten skenës në vendbanimin Busmanci dhe më 25 prill do të jepen dy koncerte – në Parkun e Borisit gjatë ditës, dhe në mbrëmje – në vendbanimin Bistrica. Ditën e fundit do ta mbyllim me një paradë. Do të nisem nga shtyllat e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje, përmes rrugëve kryeqytetase drejt Parkut të Borisit.”
Sipas rregullit pjesëmarrësit e festivalit duhet të jenë në moshën nga 8 deri në 14 vjeç, me përjashtim të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ata mund të prezantojmë repertor sipas vullnetit të tyre. “Për ne është e rëndësishme që çdo fëmijë të ketë skenën e vet të paraqitjes, pavarësisht nga të metat fizike që ka”, thotë znj. Julia Popçeva, duke shtuar: “Fëmijët janë të barabartë dhe ne duhet t’i stimulojmë ata që të nxjerrin në pah botëkuptimin e tyre individual”.Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shoqata Arkeologjike Bullgare “Ivan Venedikov” i dërgoi një qëndrim Patrikut Daniill në lidhje me thirrjen e tij publike për ndërprerjen e traditës së vallëzimit mbi prush të quajtur nestinarstvo , njoftoi gazetarja e BNR-së Maria Fileva. "Zoti..
Më 23, 24 dhe 25 maj, në sheshin “Svoboda” nëqytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) do të mbahet një Festival i Zanateve dhe Arteve. Artistë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në të, duke prezantuar traditat dhe kulturën bullgare. Së bashku..
Tradita ortodokse bullgare përcakton që në ditët e festave të mëdha të krishtera të bëhet një dhurim vullnetar, i quajtur gjithashtu kurban. Në thelb, kjo është shpërndarja e ushqimit ndërmjet të krishterëve, ushqim që ka një qëllim të veçantë lutjeje...