Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Korridori Vertikal i Gazit: Nga grandomania tek realizmi

Foto: BGNES
Pas dështimit të gazsjellësit të ëndërruar transevropian të gazit “Rryma Jugore” autoritetet bullgare bënë në Bruksel propozime nga më të ndryshmet, mes të cilave kishte dhe ekzotike. Prej këtij gazsjellësi  rus që do të kalonte përmes  territorit të Bullgarisë priteshin dobi jo vetëm ekonomike, por dhe gjeostrategjike. Pasi kjo nuk u realizua për shkak të acarimit të marrëdhënieve të Perëndimit me Moskën, Sofja u përpoq që  të garantojë për vetveten vendin  gjoja të  ruajtur në kartën e gazit të Evropës si qendër strategjike, duke shpallur idenë për ndërtimin  në bregdetin bullgar të Detit të Zi të një  qendre të shpërndarjes së gazit për tërë Evropën. Kjo ide joshëse, por pa arsyetime serioze, nuk ishte pritur me entuziazëm dhe Sofja vendosi në fund të vitit të kaluar të pranojë  me këmbë në tokë  realitetin ekzistues. Ky realitet është se tani për tani Bullgaria nuk ka potencialet që të luajë ndonjë rol kontinental, por më tepër duhet të drejtojë vëmendjen e saj drejt vartësisë tepër të madhe të saj  prej një furnizuesi të vetëm të gazit – nga Rusia, e cila aktualisht konsiderohet nga  Brukseli dhe nga Uashingtoni si e paparashikueshme dhe nuk është e dashur për ta.

Shprehje konkrete e kthjellimit të saj  ishin marrëveshjet e arritura në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel midis fqinjëve  - Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë, për t’i lidhur më në fund sistemet e tyre të përcjelljes  së gazit dhe ato të mund të transferojnë gaz në të dyja drejtimet për atë, që në situatën konkrete ka nevojë për karburantin blu. Takimi në Sofje gjatë kësaj jave të ministrave të energjetikës të të tre vendeve fqinje konfirmoi dëshirën e tyre për realizimin e këtij projekti praktik dhe realist dhe në fakt i hapi rrugë jeshile realizimit të tij. Këtu siç duket u imponua arsyeja e shëndoshë, sepse shumë më normale dhe e natyrshme është të përfundohet një projekt regjional, se sa planet grandomanë në nivelin kontinental. Të gjithë  fitojnë. Rumania ka mjaft rezerva të veta të gazit dhe nuk ka asgjë të kundërte t’i garantojë vetes tregje të reja të eksportit. Bullgaria nuk do të varet më nga gjiganti  shtetëror rus “Gazprom”, të shpallur në monopolizëm nga KE, dhe do të mund të shpresojë për import nga Rumania ose nga Greqia, përmes së cilës pritet të kalojë një rrejt i tërë gazsjellësish ndërkombëtarë dhe e cila me siguri do të ketë leverdi nga transiti dhe nga eksporti eventual. Brukseli prej kohe insiston për përshpejtimin e punës mbi Korridorin Jugor të Gazit të shpallur prej tij si prioritet dhe pranon gjithashtu dhe projektin trepalësh, të quajtur Korridori Vertikal i Gazit. Dhe jo vetëm se e miraton, por me siguri do të financojë lidhjet e gazit midis tre shteteve. Kjo është një garanci shtesë, se ky projekt  është realist dhe ka shanse të zbatohet.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD