Në se interesoheni për sci-fi dhe fantazi nuk ka nevojë të rrethoni galeritë e nëndheshme dhe të kërkoni rreziqet. Vetëm duhet të mblidheni me miq dhe të afirmoni virtytet prej guximtari me lojën e parë bullgare sci-fi bordit “E ardhmja e ndritshme”.
Një grup entuziastësh të rinj paraqesin një shikim më të errët të ditës së nesërme. Çfarë do të ndodhë në se do të bëhemi dëshmitarë të një lufte bërthamore? Akti në lojën bordit “E ardhmja e ndritshme” zhvillohet në një botë të shkatërruar nga sulmet bërthamore. Me gjithë atë... jeta vazhdon. Lojtarët mund të zhyten në botën postapokaliptike dhe të bëjnë provë të shpëtohen. Mirëpo, në se nuk do të arrijnë? Të paktën do të japin gjithçka nga vete, duke jetuar në tunelet gjysmë të shkatërruara të metrosë së kryeqytetit ose bunkerët legjendarë të nëndheshëm të Sofjes. Kudo përgjojnë rreziqe, të fshehura në një lojë interesante dhe dramatike me një dizajn fantastik, duke përfshirë itinerare, harta unike me personazhe dhe armët e tyre, kode për hapjen e portave sekrete dhe detaje të tjera.
Radomir Mirçev frymëzohet nga lojërat, të cilët miqtë e tij kërkojnë ta organizojë. Kështu ai krijoi një gjë unike për Bullgarinë – një lojë bordit sci-fi. Më shumë na tregojnë krijuesit dhe njeri prej piktorëve, Georgi Janaçkov, i cili ilustroi disa prej heronjve dhe armëve të tyre:
“Kjo është një lojë aventureske. U shpërthye një luftë bërthamore dhe afro 98 për qind prej njerëzve vdiqën. 2 për qind janë të lumturit, në se mund të themi kështu, që arritën të fshihen në tunelet dhe bunkerët që shtrihen nën Sofjen. Disa prej të shpëtuarve përpiqen të rikthejnë qytetërimin e mëparshëm. Të tjerët u kthyen në mutant dhe dëshirojnë të krijojnë një gjë të re.”
Me miqtë e tij autori kaloi shumë kohë në tunelet dhe në galeritë e nëndheshme duke hartografuar rajonet, që shtrihen nën kryeqytet. Kjo u ndihmoi të projektojnë rrugët në lojë ashtu që ato të duken maksimalisht realiste. Në këtë mënyrë njerëzit që luftojnë të shpëtohen, hyjnë “plotësisht në film”. Më shumë për bunkerët nën Sofjen tregon autori Radomir Mirçev:
“Ashtu siç shkrimtarët nuk mund të shkruajnë për gjëra që nuk njohin, kështu edhe kur krijohet një lojë duhet të kërkohen referenca, që të mos jetë e krijuar gjithçka nga fantazia. Bridhnim që të shikonim si duken tunelet, deri ku arrijnë. Deshëm, që loja të krijojë një ndjenje të realizmit. Hartografuam tunelet dhe bunkerët dhe i shfrytëzuam grafikët në lojë.”
Radomir Mirçevi arriti të mbledhë një ekip nga profesionistë – piktorë, dizajnjerë, admirues të lojërave. Në fillim të gjithë punuan pa pagesë. Megjithë peripecitë dhe vështirësitë, pas një pune njëvjeçare “E ardhmja e ndritshme” është fakt. Loja ka dy skenarë të mundshëm. Në variantin e parë lojtarët bashkë përpiqen të ndërpresin përhapjen e epidemive pas atakëve bërthamore, në një botë pa spitale dhe pa mjekë. Në variantin tjetër lojtarët janë konkurrentë dhe secili përpiqen të përballojë vetë rreziqet dhe të arrijë pikën e fundit të shpëtimit – bunkerët sekretë nën Shtëpinë Partiake.
Para disa ditësh loja u prezantua zyrtarisht. Entuziastët e rinj e bënë lojën në gjuhën angleze, kështu që më shumë admirues të lojërave të përfitojnë nga ajo.
“Kemi shumë përkrahës në SHBA-në – tregon Georgi. – Ka interes edhe në Evropë, më në veçanti në Gjermani. Në Bullgari më pak janë ata, që shfaqin interes ndaj lojërave bordit.”
Megjithatë krijuesit e lojës “E ardhmja e ndritshme” janë me shpresë, se edhe tifozët bullgarë do të shfaqin interes ndaj kësaj loje bordit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Luiza Lazarova
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të..
Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..