Këtë javë Presidenti Rosen Plevneliev ishte për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Perspektiva evropiane për shtetet nga Ballkani Perëndimor, bashkëpunimi regjional në Evropën Juglindore, diversifikimi energjetik, bashkëpunimi ekonomik, investimet, si dhe partneriteti në lëmin e sigurimit – e gjithë kjo ishte ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe me Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Mladen Ivaniç.
Mesazhi kryesor politik i drejtuar nga Presidenti bullgar gjatë këtij turneu të vogël ballkanik ishte se integrimi evropian i vendeve nga Ballkani Perëndimor është në thelbin e arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm dhe prosperitetit të regjionin tonë. Rosen Plevneliev nënvizonte se vendi ynë gjithmonë ka qene i vendosur në përkrahjen e vet ndaj vendeve fqinje sa i përket integrimit të tyre evropian dhe se përfundimi i bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian edhe të Kosovës, edhe të Bosnjës dhe Hercegovinës. Disa herë Presidenti i Bullgarisë ripohoi edhe gatishmërinë për ndarjen e përvojës sonë jo të vogël në të gjitha aspektet e proceseve të integrimit evropian.
Një mesazh tjetër i rëndësishëm, tahsmë në fushën e ekonomisë, ishte se vetëm së bashku vendet nga Evropa Juglindore mund të krijojnë një infrastrukturë moderne energjetike dhe të transportit dhe me ndihmën e BE-së mund t’i ndryshojnë në një mënyrë radikale lidhjet në Ballkan. “Ambicia jonë është që ndërtimi i Bashkimit Energjetik Evropian të fillojë pikërisht në Ballkan, gjë që do të sigurojë qasjen e çdo një shteti ballkanik te tri burimet alternative të gazit natyror. Krijimi i një burse energjetike regjionale dhe i një tregu energjetik regjional duhet të bëhet një prioritet i përbashkët i tërë Evropës Juglindore”, apeloi Plevneliev. Diskutimi i mundësive konkrete për aktivizimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike gjatë vizitave në dy shtetet ballkanike ishte jo më pak i rëndësishëm sesa shqyrtimi i aspektit politik, sepse në fund të fundit integrimi ekonomik është katalizatori më i mirë i integrimit në përgjithësi.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..
Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..