Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Suksesi i radhës i grupit vokal “Fëmijët e Radios”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Grupi vokal “Fëmijët e Radios” ka për të kënaqur me suksesin e radhës në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve “Sen-Deni” në Francë. Muzikantët e vogël ia siguruat vetes pjesëmarrjen në Edicionin e 9-të gjatë 2016-ës. Formacioni më i vogël i Radios Kombëtare Bullgare e çeli ngjarjen në qytetin e vjetër francez Losh i cili gjendet në luginën e lumit Loara. Javën e kaluar atje u grumbulluan pjesëmarrës nga nëntë vende të huaja: nga Gjermania, Spanja, Turqia, Polonia, Republika Jugafrikane, SHBA-ja, Letonia, Bullgaria dhe Franca.

“Fëmijët e Radios” me dirigjenten Iliana Todorova janë paraqitur me dy këngë popullore, të përpunuara nga Valeri Kostov. Publiku e qytetit francez i kanë pritur me shumë duartrokitje. Dirigjentja thotë se repertori me këngë popullore ka qenë një sfidë e vërtetë:

“Dy këngët janë në taktin e parregullt 5/8, ndërsa tekstet përmbajnë shumë fjalë arkaike, disa prej të cilave – elementë të kostumeve popullore për gra. Përdorim çdo mjet rrëfimi për të njohur fëmijët me trashëgiminë kulturore bullgare. Besoj se bile fëmijët të cilët nuk mësojnë në shkolla muzikore duhet të jenë në dijeni me ritmet karakteristike bullgare.”

Ideja e festivalit është komunikimi i fëmijëve dhe i adoleshentëve nga mbarë bota, të cilët i shprehin aftësitë e tyre nëpërmjet artit. Festivali është nominuar nga qeveria franceze me çmimin prestigjioz “Karl i Madh” të Parlamentit Evropian për kontributin e tij në zhvillimin e adoleshencës. Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD