Ka melodi, të cilat duken sikur kanë dalë nga përjetësia, por nuk është kështu. Meloditë e tilla në mënyrë të mrekullueshme largohen nga territoret, ku janë krijuar dhe nga koha e krijimit të tyre. Dhe shpeshherë kjo bëhet falë xhazit. Hoakin Rodrigo, për shembull, shkroi Concierto de Aranjueznë vitin 1939, por vepra e tij e shkëlqyeshme u bë e njohur jashtë Spanjës së Frankos 20 vjet më vonë në sajë të Miles Davisit. Një këngë bullgare gjithashtu ka një fat të ngjashëm. Ajo është nga vitet e 60-të të shekullit të kaluar dhe siç ishte në rastin e Aranjuez- it, gabimisht konsiderohej si këngë tradicionale, pavarësisht se ajo e ka autorin e vet. Gjysmë shekull më vonë, si pjesë e një albumi të muzikës xhaz, ajo prek telat e ndjeshme të kritikës së specializuar amerikane. Jo vetëm për këtë ne kërkojmë interpretuesin e saj – perkusionistin Eroll Rakipov.
“Kur e dëgjon Burtonin mund të dëshpërohesh, por në vend të kësaj unë frymëzohesha” – kujton sot Rakipovi. Në konservator profesori i tij Paliev vlerësoi lartë talentin e tij dhe hyri në kontakt me Burtonin. Pas kësaj Erolli shkoi në Berklee College of Music. “Ishte shumë e çuditshme kur një person i rangut të profesorit Paliev më tha se nuk mund të më mësonte më shumë. Atëherë duhej të shkoja tek më të mirat.”
Gjatë studimit të tij në Majami ai transponoi në listën e notave rrugën e vet të gjatë nga Bullgaria deri në Floridë dhe kështu lindi ideja për “ Peizazhet nga dritarja e trenit”. Ndërkaq në Bregun Perëndimor ai takoi një muzikant tjetër bullgar – Hristo Viçev, të cilin kritikët e cilësojnë si muzikant “lirik në mënyrë evropiane”. Bashkë me të dhe me klarinetistin dhe saksofonistin Ljubomir Gospodinov, Rakipovi krijoi këto vibracione të vështira, por me siguri të mira, të prezantuara me mjaft humor. Humori në këtë album shfaqet edhe në vende të tjera, jo vetëm në muzikë – në shtimin e letrës “r” në emrin e tij – Erroll – kështu shkruhet emri i pianistit të njohur Erroll Garner. Titujt e veprave gjithashtu janë të çuditshme dhe pak qesharake, sepse prezantojnë veprat popullore bullgare me emra të modifikuara. Për shembull, Xhore Dos nga kënga e njohur bullgare është përkthyer si Mad Djore (Xhore i çmendur), Dilmana, e cila në këngën popullore bullgare mbjell piper është prezantuar si Dill Man (njeriu kopër). Kulmi i albumit është vepra finale me autor Dimitër Janev, i cili pak para vdekjes së tij ia ofroi të drejtat e autorit Erollit. Për Janevin kritiku Kris Mozi (Chris Mosey) shkron se “Për të folur sinqerisht, kënga e tij është një standard i vërtet i muzikës (xhaz)”. Si pranon Erolli vlerësime të tilla?
“Dimitër Janevi do të kënaqej shumë me këtë vlerësim. Nuk ka njeri i cili nuk e pëlqen këngën. Kritikët gjithashtu e pëlqejnë tingëllimin e saj. Kombinimi i kitarës me vibrafonin dhe klarinetën nuk është i zakonshëm. Duket se nuk është i rastit takimi i tre bullgarëve në Amerikë...”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: errolrackipov.com
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..