Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krijosh shtëpi prej materialeve cilësore – mision i mundshëm

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Gjatë mijëvjeçarit të ri bëhemi dëshmitarë të rritjes së sëmundjeve si astma, alergjitë, kanceri, steriliteti... Kjo konfirmohet nga një sërë studimesh, lidhur me mjedisin dhe godinat, ku jetojmë. Ja për se përsëri del në pah një koncept i vjetër për krijimin e së ashtuquajturve godina të shëndetshme ose bioklimatike. Shtëpitë-eko që kohën e fundit fitojnë popullaritet të madh në botë dhe të cilat janë ndërtuar me materiale natyrore, tashmë kanë përkrahësit e tyre edhe në Bullgari, sidomos ndër njerëzit e rinj. Më shumë për këtë ide mësojmë nga arkitekti Nikollaj Marinov, bashkëthemelues i Asociacionit për ndërtim me materiale natyrore (ASEM).

Снимка“Që kur isha student u ndërgjegjësova, se afro 40% prej gjurmës karbonike dhe energjetike mbi njerëzimin u detyrohet ndërtimit dhe veprimtarive të tjera të lidhura me të. E shtrova vetës pyetjen cilat mund të jenë drejtimet, në të cilat arkitektura dhe ndërtimi të lëviznin bashkërisht për zgjidhjen e këtyre problemeve. Kur u diplomova, fillova arsimimin e vet në fushën e efektivitetit energjetik, duke ndjekur parimet e arkitekturës diellore, duke përpunuar variante për godina publike me konsum të vogël të energjisë. Si anëtar i një organizate joqeveritare pata mundësinë të marrë pjesë edhe në veprimtari studimore në disa rajone të izoluara të Rodopeve Lindore. Kështu zbulova vetitë e vërteta dhe potencialin e ndërtimit tradicional dhe të materialeve natyrore, të cilëve nuk u ishte kushtuar aspak vëmendje gjatë studimit tim në universitet.”

СнимкаNdërtimi i afro 20 shtëpive-bio në Bullgari tashmë është fakt. Shumica prej tyre janë në pjesën jugore të vendit dhe janë ndërtuar me kashtë. Për ndërtimin me kashtë ka dy metoda kryesore. Tek stili Nebraska godina nuk ka konstruksion të veçantë, ndërsa pesha e çatisë merret përsipër nga muri me dengje të kashtës. Te stili tjetër – pesha merret përsipër nga konstruksioni i drunjtë apo i llojit tjetër, ndërsa dengjet e kashtës përdoren si material izolues. Pjesa e madhe e procesit ndërtimor është lidhur me punën me dorë. Materialet kryesore që përdoren për të ashtuquajturin ndërtim të qëndrueshëm janë: deltina, kashta, druri dhe rëra. Në përpjesëtime botërore ka godina që janë ndërtuar me dengje të kashtës në moshë 100 vjeç, që janë shumë qëndrueshme ndaj tërmeteve. Për fat të keq, sipas arkitektit Marinov, në Bullgari ende ka skeptikë, të cilët e lidhin këtë lloj ndërtimi me shtëpitë fshatare dhe me varfërinë... Arkitekti shpreson se njerëzit do t’u bëjnë ballë klisheve si “shtëpiza e tre derrkucëve” dhe “shtëpiza prej baltës” dhe të orientohen tek materialet natyrore. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha të mendojmë në çfarë mjedis jetojmë, punojmë dhe rritim fëmijët tanë. E lutëm ark. Marinov të na tregojë më shumë për vetitë e deltinës, sepse në qoftë se do të gjykojmë nga mbetjet mijëvjeçare të qerpiçit nga koha e Ramzesit të II, shtëpia prej deltinës në fakt është e përjetshme!

“Deltina është një material i mrekullueshëm, që ka vërtetuar vetitë e tij gjatë 8 mijë vjetëve. Sipas testimeve disavjeçare të bërë në Gjermani, shtëpitë prej deltinës mbajnë një lagështi prej rreth 50%. Ajo është e përshtatshme për organizmin e njeriut, më në veçanti për sistemin respirator dhe ruajtjen e tij nga grimcat e pluhurit. Përveç kësaj njerëzit që jetojnë në ndërtesa të tilla më pak vuajnë nga alergji, imunitet i dobësuar dhe sëmundje gripale. Kjo metodë e rregullimit të lagështirës na lejon të heqim dorë nga instalimet e ndërlikuara klimatike dhe tashmë përdoret në disa muze si masë për mbrojtjen e eksponateve. Aplikohet edhe në spitalet ku kurohen sëmundjet respiratore.”

СнимкаGjatë viteve të fundit tek ne flitet gjithnjë e më shumë për nevojën e krijimit të godinave bioklimatike, të aftë të sigurojnë banorëve të tyre komfort dhe mjedis natyror. Ja se çfarë tjetër na tregoi ark. Marinov:

“Duhet jo vetëm të flitet, por edhe të veprohet”. Me ndihmën e bashkëmendimtareve dhe me shumë dashuri ndaj punës sonë, arritëm të mbjellim farën e ndërtimit të qëndrueshëm në vendin tonë. Shumë njerëz tashmë kërkojnë ndihmë nga Asociacioni dhe ne përpiqemi bashkë të krijojmë dhe të tej zhvillojmë një mjedis të mrekullueshëm për jetesë. Shpresojmë se ende ka shans të shpëtojmë Planetin tonë. Shumë njerëz besuan në këtë dhe ne tashme e bëjmë!” – tha në përfundim arkitekti Nikollaj Marinov.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD
Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..

botuar më 25-04-09 1.40.MD

Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..

botuar më 25-04-09 12.23.MD