Ligji i miratuar në Bullgari gjatë 2012-ës për konfiskimin e pronësisë së paligjshme në dobi të shtetit është më moderni në bashkësinë evropiane. Kjo u bë e qartë në konferencën ndërkombëtare “Konfiskimi i pronësisë në dobi të shtetit: modele për kundërveprim ndaj kriminalitetit të BE-së”. Ajo ishte aktiviteti përfundimtar i iniciativës dyvjetore të asociacionit “Transparencë pa kufij”, e cila u realizua në partneritet me përfaqësitë kombëtare të Transparency International në Rumani dhe Itali.
“Ky është një segment relativisht i ri për tërë BE-në, si dhe në plan botëror, tha doktor Kalin Sllavov, drejtori ekzekutiv i asociacioni “Transparencë pa kufij”. Bëhet fjalë për konfiskimin e pronësisë së paligjshme, kur nuk kemi dënim në fuqi. Kjo ndodhet me vendim të Gjykatës Civile, domethënë ka instancë gjyqësore dhe mundësi për mbrojtjen e personave. Ka dhe diçka shumë të rëndësishme – respektim i rreptë i të drejtave civile. Disa prej rezultateve të studimeve tona janë lidhur me krijimin “e një modeli ideal të mekanizmit të konfiskimit të pronësisë së paligjshme”, në të cilin pikërisht ato janë në thelb, gjë për të cilën është me rëndësi të ketë edhe instancë gjyqësore, edhe të drejtën e garantuar të mbrojtjes, edhe mundësi për t’u vërtetuar origjina e kësaj pronësie. E vendosëm si qëllim jo vetëm ta paraqitim këtë “model ideal”, i cili mund të zhvillohet nga shtetet-anëtare, por edhe të shënojmë veprime konkrete, të cilat mund të ndodhin në nivel BE.”
Sipas Kalin Sllavovit ligji bullgar për konfiskimin funksionon më mirë edhe si filozofi, edhe si tekste në krahasim me ligjet përkatëse në vendet e tjera evropiane. Ai jep mundësi për t’u filluar procedurë e konfiskimit të pronësisë së paligjshme pavarësisht nga procedura penale. Aksenti vihet te fakti se konfiskimi ndodh sipas rendit gjyqësor dhe kështu garantohet e drejta e pronësisë dhe e drejta e mbrojtjes. Këto dy të drejta fondamentale, për të cilat ndjek shumë rreptë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë parashikuar nga ligjvënësi bullgar.
“Përveç mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mundësisë për mbrojtjen para gjyqit, një moment shumë i rëndësishëm është edhe ai lidhur me administrimin e kësaj pronësie” – vazhdon Kalin Sllavov. Ligji ynë parashikon një këshill ndërdikasterial të nivelit të zëvendësministrave, që të administrohet kjo pronësi. Për fat të keq praktika tregon se ai nuk është efektiv. Për tërë periudhën, në të cilën ligji vepron ky këshill është thirrur vetëm një herë. Është e vërtetë se u ndërruan disa qeveri, por në këtë mënyrë tregohet mungesa e ekuilibrit të tij politik. Ai duhet vepruar mbi një bazë relativisht të përhershme, të marrë vendime të nivelit administrativ dhe ta bëjë këtë në një mënyrë mjaftë aktive.”
Sa i përket aplikimit të legjislacionit në konfiskimin e pronësisë në BE, favoriti personal i Kalin Sllavovit është Italia.
“Në Itali e vënë theksin kryesor tek administrimi i pronësisë së konfiskuar, vazhdon ai. Atje ka një agjenci speciale, e cila merret me këtë dhe e bën në një mënyrë të dukshme. Në dyqane shiten mallra, ku është shkruar me shkronja të mëdha “konfiskuar nga mafia”. Godinat e konfiskuara përdoren për qëllime sociale dhe në dobi të shoqërisë. Shoqëria ka nevojë për të marrë sigurime se ka forca për t’i luftuar këto dukuri. Shumë e rëndësishme është çështja për administrimin e pronësisë së konfiskuar. Kolegët nga Italia dhanë shembuj me ndërmarrjet tregtare. Ato kanë qenë shoqëri tregtare, që kanë funksionuar shumë mirë, sepse kanë qenë pronë e mafisë. Supozohet se ligjet nuk janë respektuar dhe nuk janë paguar tatimet dhe sigurimet. Pasi kalojnë në duart e shtetit, ato duhet të udhëhiqen, kurse udhëheqja kompetente është e shtrenjtë. Që të punojnë sipas rregullave të tregut, duhet të investohet në këto ndërmarrje, por ato nuk janë të gatshme për këtë. Çështjet janë shumë të vështira dhe të rënda dhe kërkojnë shumë punë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...