Data 9 maj shkaktoi debate në Bullgari për herë të radhës, duke rikujtuar se madje pas një çerek shekulli të tranzicionit shoqëria bullgare vazhdon të jetë e ndarë sa u përket disa çështjeve të historisë sonë. Me një deklaratë me rastin e përvjetorit të 70-të të kapitullimit të Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe me rastin e Ditës së Evropës, 9 majit, Parlamenti dënoi të gjitha format e ksenofobisë, ekstremizmit, neofashizmit dhe dhunës dhe bëri thirrje për përmbajtjen nga veprimet, që çojnë te vija të reja ndarëse në Evropë. Gjatë debateve u refuzua kërkesa nga socialistët për t’u njohur roli i rezistencës ndaj fashizmit dhe merita e madhe e Bashkimit Sovjetik në shpartallimin e fashizmit të Hitlerit. E Djathta e përkrahu deklaratën, duke e konsideruar si një hap përpara drejt leximit të përbashkët të momenteve më të rënda të historisë. Nuk ka lexim të përbashkët të datës problematike 9 maj edhe në plan ndërkombëtar, kurse në kundërshtimet rreth saj këtë herë pushtetarët bullgarë zunë një pozitë kategorike. Presidenti Rosen Plevneliev iu shmang ftesës për pjesëmarrje në festimet në Moskë me rastin e Ditës së fitores, 9 majit, që të jetë i pranishëm në konferencën kushtuar 70 vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Kërkesës për të komentuar nëse pjesëmarrja në këtë konferencë nuk përbën njëfarë kundërveprimi ndaj festimit të 9 majit në Moskë, kreu i shtetit iu përgjigj duke theksuar se Dita e Evropës nuk është në kundërshtim të nderimit të viktimave dhe të mësimeve të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht për këtë shkak, vuri në dukje ai, më 9 maj në Bullgari do të ngrihet lart flamuri evropian, por do të vihen gjithashtu 23 urna nga të gjitha betejat e përgjakura, ku kanë marrë pjesë bullgarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, reaksionet e dhimbshme në Parlament nga ana e forcave, të cilat kritikuan tekstin përfundimtar të deklaratës për 9 majin, dëshmojnë se pavarësisht nga distanca e kohës, çështja vazhdon të jetë problematike në Bullgari dhe ta ndajë shoqërinë, jo kaq dhimbshëm si dikur, por megjithatë e ndan. Deri kur do të vazhdojë e gjithë kjo?
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..