Energjetika bullgare prej shumë kohe ndodhet në një periudhë të rëndë, periudhë të adaptimit në kushtet e ekonomisë tregtare, por edhe në një periudhë të reformave vazhdimisht të vonuara, të pezulluara apo të shtyra. Si rezultat në sektorin e energjetikës, i cili është në dyert e shtetit janë grumbulluar shumë probleme. Tregu kontrollohet nga shteti, por për prodhimin e energjisë elektrike punojnë paralelisht centrale energjetike shtetërore dhe prodhues privatë. Problemet kryesore janë dy – prodhimi i tepërt dhe çmimet shumë të ulëta, të cilët nuk mbulojnë bile shpenzimet dhe investimet e furnizuesve.
Në të kaluarën e afërt Bullgaria pretendonte për vendin prijës në këtë fushë në rajon, ishte qendra energjetike e Ballkanit. Ambiciet e saj ishin lidhur me kapacitetin e madh për prodhim, me të cilin disponojmë. Në të njëjtën kohë shtetet fqinje vazhdimisht apo periodikisht vuajnë nga mungesa e korrentit elektrik. Për këtë arsye Bullgaria eksporton energji elektrike në Turqi, në Greqi dhe më pak për shtete të tjera në rajon. Ndërkohë fqinjët tanë vazhdimisht punojnë për pakësimin e varësisë së tyre energjetike nga furnizues të huaj. Mjafton vetëm të them se Turqia po ndërton dhe ka ndërmend të ndërtojë disa centrale gjigante bërthamore, se Greqia po punon mbi projekte për gazifikim në përmasa të mëdha. Dhe këtu duhet përmendur se kudo përdoren gjerë burimet e reja të ripërtëritshme. Si rezultat i këtyre proceseve eksporti bullgar i energjisë elektrike vazhdimisht pakësohet. Tendenca afatgjate është për pakësimin e konsumimit të brendshëm për shkak të teknologjive më ekonomike, të burimeve të reja energjetike dhe të masave për efikasitet energjetik.
Në të njëjtën kohë në kundërshtim me këto tendenca në Bullgari vazhdimisht flitet për projekte të reja ekonomike – për central të ri bërthamor në bregun e lumit Danub, për ndërtimin e një reaktori të ri në centralin bërthamor “Kozlloduj” i cili po funksionon, për një qendër evropian në bregdetin tonë për shpërndarjen e gazit natyror... Një përparim real ka vetëm në një prej këtyre projekteve. Ndërkohë energjetika bullgare po grumbullon borxhe kolosale, të cilat tashmë e tejkalojnë shumën prej 1.5 mlrd. euro dhe vazhdimisht punon me humbje të mëdha. Logjika është absurde – sa më shumë punon, aq më shumë humb. Kështu nuk mund të vazhdojnë gjërat. Si fillim – tashmë nuk punojnë disa blloqe të centraleve termoelektrike. Hapi i dytë është ndryshimi i çmimeve të energjisë, të cilin konsumatorët e presin me shqetësim. Ky ndryshim bëhet nga rregullatori i pavarur çdo vit, më 1 korrik. Dhe jo në vend të fundit konsumatorët presin se në formimin e çmimeve do të hyjnë ashtuquajturat burime të lira energjetike, energjia prej të cilave po eksportohet nga shoqëritë private.
Profesionalistët, që punojnë në këtë sektor flasin për domosdoshmërinë për rritjen e çmimeve më dhjetëra përqindje, politikanët shqetësohen se konsumatorët nuk mund të pranojnë një rritje të tillë. Gjatë kësaj kohe problemet dhe borxhet grumbullohen, situata keqësohet dhe momenti për marrjen e vendimeve të vështira është afër.
Përgatiti në shqip: Jordanka Iavnova
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..