Ushtrime mbi artet e bukura dhe të aplikimit, studimin e një instrumenti muzikor, këndim vokal dhe vallëzime moderne. Këto janë vetëm një pjesë nga veprimtaritë mbi projektin “Kalim me artin dhe njohjen”, përmes të cilëve refugjatët, të cilët kërkojnë mbrojtje në territorin e vendit tonë, mundin të ndërthuren në shoqërinë tonë. Iniciativa është e fondacionit “Misioni shpëtim”, kurse financimi është në bazë të Programit për përkrahjen e organizatave joqeveritare në Bullgari të mekanizmit Financiar të hapësirës ekonomike Evropiane 2009-2014. Një skepticizëm dhe mosbesim nga ana e shoqërisë bullgare, depresion, konflikte në familje, të shkaktuar nga pasiguria, janë një pjesë nga problemet me të cilat ndeshen refugjatët, mendon Ivodor Kovaçev, themelues i fondacionit. “Kur do ti detyrojmë të ndihen si në shtëpinë e vet, pavarësisht dhe në një shtet të huaj, tanimë nuk janë kërcënim për shoqërinë tonë”, është i bindur ai. Ushtrimet e ndryshme mbi projektin zhvillohen në kampin në “Ovça kupell” dhe në qendrën kulturore-arsimuese “Pallati i njerëzve të lumtur”. Angjell Kovaçev, i cili u bë i njohur me pjesëmarrjen e vet në shoun muzikore “X faktor”, drejton orët e mësimit në kitarë.
Për motivacionin e vet tu ndihmojë refugjatëve, ai tregon:
Gjithnjë e më shumë po saktësoj, se ka një shkallë më të lartë dhe kjo është kur të jemi me një dorë të zgjatur për ndokush tjetër, kur të ndezim një shkëndije shprese tek njeriu pranë nesh, dhe shikojmë atë gëzim në sytë e të afërmit. Kjo më frymëzon dhe më motivon. Pikërisht në bazë të këtij shkaku pranova me shumë frymëzim ftesën të bëhem një pjesë nga projekti. Mendoja , një djalë si unë, në moshën 22 vjeç, si do të arrijë deri tek njerëz, të cilët vijnë nga ana tjetër e botës, me bindje të ndryshme, besime, ndjenja ndaj botës, gjuhë të ndryshme! Mendoja se, kjo është një sfidë e madhe. Nuk e pranova, me qenë se e ndjeva se disponoj me gjuhën më universale-gjuhën e artit. Ajo bashkon dhe për të nuk ka kufi.
Që të mund të integrohen në mënyrë më të suksesshme, refugjatët vizitojnë dhe kurset e gjuhës bullgare për fëmijë dhe të moshuar, seminare për tregun e punës në Bullgari dhe në Evropë, mësojnë sipërmarrësi dhe punë me kompjuterë. Është i parashikuar po kështu dhe një arsim profesional për kamerierë dhe rrobaqepësi. Një vend të veçantë i është kushtuar dhe përkrahjes psikologjike, e cila organizohet nën formën e grupeve familjare për një ndihmë reciproke. Gjatë kohës së këtyre takimeve secili mund të ndajë përjetimet e veta personale dhe vështirësitë, përpara të cilave është drejtuar dhe të marrë një përkrahje emocionale. Për grupin e synuar, drejt të cilit janë të drejtuar të gjitha këto veprimtari, Ivodor Kovaçev thotë:
Grupi tonë i njerëzve janë kryesisht nga Irani dhe Afganistani. E vërteta është se, refugjatët nga Irani nuk janë të pritur mirë nga shteti tonë. Përse? Mbase nuk ka një shkak bazë, sepse aty nuk ka luftë. Pothuajse çdo një qytetar iranian merr refuzim, në ndryshim nga sirianët, sepse tek ta ka luftë dhe në mënyrë krejtësisht të bazuar duhet të pranohen dhe tu jepet mbrojtje. Por, nuk merret nën vëmendje regjimi në Iran, i cili frikëson çdo një njeri me mendime të lira dhe shkel çdo lloj të menduari demokratik, çdo lloj besimi, të ndryshëm nga ai i saktësuar. Nuk bëhet fjalë për një dëbim të thjeshtë. Ka një politikë qeveritare, e cila dënon me një burg të rreptë. Kështu që qytetarë nga Irani, Afganistani dhe Nigeria janë grupi tonë qëllimor-familjarë, jo familjarë, fëmijë. Këtë janë njerëz jashtëzakonisht pozitiv. U lidha kaq shumë pas tyre! Nuk ka rast, në të cilin ti bësh mirë ndokujt dhe të mos të ndihesh i inkurajuar.
Adetutu Odubella-Onasanja nga Nigeria ose Adi, siç e quajnë shkurtimisht në fondacion, është mes refugjatëve, të cilët marrin përkrahje. Gruaja e re është pediatre dhe ka ikur nga atdheu i vet gjatë shtatorit të vitit 2013 për shkak të persekutimeve fetare. “Që të mund të shpëtoj jetën e fëmijëve të mi, vendosa të ik nga Nigeri”, tregon ajo. Mjerisht fati e ndan familjen e saj. Burri i saj bashkë me dy vajzat më të mëdha shkojnë në Britaninë e Madhe, kurse Adi dhe vajza e saj më e vogël, në atë kohë vetëm 1 vjeçe, vijnë në Bullgari. Është e vendosur në kampe të ndryshme për refugjatë. Në këtë moment jeton në këtë në lagjen e kryeqytetit “Ovça kupell”. Që nga viti 2013 e deri tani vazhdojnë vuajtjet e saj. Pasi njëherë e ndalojnë procedurën e saj për marrjen e statutit, ajo e rinovon lutjen e vet. Gjatë muajit mars sivjet ajo e merr refuzimin. Dëshira e Adit është të bashkohet bashkë me familjen e saj në Britaninë e Madhe. “Fëmijët kanë nevojë prej meje. Kur flas me ta në telefon, ato qajnë, por unë nuk mund të bëj asgjë. E di se, shumë njerëz nisen në mënyrë ilegale, por unë nuk dua të bëj veprime të paligjshme” tregon ajo duke qarë. Tani Adi mbështetet tek ndihma juridike e cila i është siguruar nga “Misioni Shpëtim”. Akoma për përkrahjen nga fondacioni, ajo tregon:
Fondacioni me të vërtetë më ndihmon shumë. Për shembull, pranuan vajzën e vogël në kopsht. Më ndihmojnë me rrobe, me gjëra tualeti, bile dhe me ushqim. Në qoftë se kam ndonjë problem, u drejtohem atyre për ndihmë. Ata janë si një bazë solide për mua, këtu në Bullgari. Agjencia Shtetërore për refugjatët na jepte 65 leva në muaj, por tani nuk marrim asgjë. Nuk kemi asnjëfarë mjetesh për të shpëtuar. Këtu i sigurojnë vajzës time çdo gjë, nga e cila ka nevojë në shkollë-ushqim, materiale për orët e arteve. Viziton po kështu dhe orët e vallëzimit dhe të këndimit. Dhe çdo gjë është krejtësisht falas. Po kështu më sigurojnë dhe një transport të përditshëm nga kampi i refugjatëve në lagjen “Ovça kupell” deri këtu, në “Pallatin e njerëzve të lumtur”. Kur e kam vajzën të sëmurë, po kështu më ndihmojnë me një kujdes mjekësor dhe ilaçe. E bëjnë jetën time këtu në Bullgari më të lehtë: I lutem Zotit ti përkrahë, të plotësojë ëndrrat e tyre, sepse janë njerëz të shkëlqyer.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Fondacioni “Misioni shpëtim”
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..