Në librin e tij më të ri “Kronika e skandaleve në Kuvendin Popullor” kritiku letrar dhe shkrimtar Rosen Tahov ka përfshirë kuriozitetet dhe skenat më absurde të ndodhura në Parlamentin bullgar.
“Ky është një libër në të cilin nuk ka censurë – thotë autori. Kam mbledhur materiale në vazhdim të 30 vjetëve, e kam shkruar tri herë. Libri është bërë në bazë të protokolleve stenografike të Kuvendit popullor. Janë përfshirë dhe kujtime të bashkëkohësve, kumtesa historiografike, studime juridike. Çdo fjalë në të është dokumentare dhe e verifikuar. Parlamenti, i cili është institucioni më i lartë i shtetit, në vend që të jetë “farkëtaria e ligjeve” është shndërruar në cirk. Deputetët i hedhin njeri tjetrit ujë, para shumë vitesh kanë përdorur edhe pistoleta, tallen me njeri tjetrin, ofendohen. Këtë e sheh populli bullgar, i cili i ka zgjedhur këta njerëz dhe sheh si e qeverisin vendin.”
Rosen Tahov ka mbledhur skenat më spektakolare që janë ndodhur në Parlamentin bullgar nga Çlirimi në vitin 1878 deri në ditët tona:
“Xhelati i Vasil Levskit – Ivanço Haxhipençoviç, i cili ka firmosur dënimin me vdekje të Apostullit të Lirisë, ishte zgjedhur deputet në Asamblenë e Madhe, e cila ishte thirrur për të miratuar Kushtetutën e parë bullgare të Tërnovës në vitin 1879. Firma e tij qëndron në dy vende në historinë bullgare – nën dënimin me vdekje të Levskit dhe nën Kushtetutën e Tërnovos. Parlamentarizmi ynë historik ka nisur në këtë mënyrë”.
Për përfaqësuesit e sotëm popullorë Rosen Tahov shkrkruan: “ Për përfaqësuesin popullor është e dëmshme të jetojë në vend të ngushtë. Territori i kufizuar shtyp qelizat e tij të trurit, të cilat janë të thirrur të punojnë për të mirën e atdheut. “I siguroni qiell zogut që të fluturojë” – kanë thënë njerëzit e mençur dikur. Përfaqësuesit popullor i nevojiten qiej, ku të fluturojnë mendimet e tij atdhedashëse. Për këtë arsye deputeti bullgar nuk jeton në garsonierë, por në pallate me shumë dhoma.”
Secili prej 45 artikujve përmban diçka tipike, vazhdon Rosen Tahov:
“Ndoshta më interesant ishte votimi i huas, me të cilin hymë në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1914 opozita kategorikisht refuzoi të votojë shumën prej gjysmë miliardë levash. Kryeministri i atëhershëm Vasill Radosllavov ka hyrë në sallën plenare me pistoletë në dorë, në pistoletë kishte 6 plumba për secilin grup opozitar. Kështu nën tytën e pistoletës deputetët votuan huan. Le të mos harrojmë, qe edhe sot ka deputet, të cilët mbajnë armë në brez. Lideri i pastrisë “Ataka” Volen Siderov e pohon vet. Ka një deputet bullgar i cili ishte fotografuar nudo në Paris dhe i shpërndau fotografitë e tij nëpër stolat e deputetëve. Vëllço Nejçov është babai i nudizmit politik . “Çfarë turpi”, komentoi Konstantin Ireçek duke parë këtë fotografi në vitin 1881. Korrupsioni, kundër të cilit politikanët e sotëm premtojnë luftë të pamëshirshme, gjithashtu ka rrënjët e tij historike.
“Korrupsioni lindi në Bullgari menjëherë pas Çlirimit – vazhdon Rosen Tahov. Shkaku ishte që administrata jonë ishte trashëgimtare e asaj turke nga epoka e sundimit dhe asaj ruse nga vitet e pushtimit të përkohshëm, të cilat janë te famshme në këtë drejtim. Njeri kishte fituar nga fabrika e alkoolit në lagjen Knjazhevo, tjetri nga koncesioni i hekurudhave të Varnës. Konstantin Ireçek, p.sh. rrëfen një histori të tillë. Kryeministri i parë i Bullgarisë Todor Burmov ka marrë për merita nga Perandori Aleksandër i II një unazë me xhevahire. Në atë kohë ai po ndërtonte shtëpi dhe i ishte drejtuar Konsullatës Ruse me kërkesën që unaza të zëvendësohet me para në dorë. Kryeministri mori 400 rubla, nuk e ktheu unazën, të cilën pak më vone e shiti për 67 lira angleze. “Kjo është një paturpësi e paparë” – kishte thënë dëshmitari Konstantin Ireçek.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..