Komisionarët e BE-së më në fund u shprehën mbi çështjet me refugjatët, që depërtojnë nga Afrika e varfër përmes Mesdheut te vendet e Evropës. Para dy ditësh Brukseli shpalli një amendament legjislativ për vendosjen e një mekanizimi për rindarjen e 40 mijë refugjatëve që kërkojnë strehim midis vendeve të BE-së. Vetëm 24 mijë prej këtyre njerëzve ndodhen në territorin e Italisë, ndërsa 16 mijë të tjerë janë në Greqi. Kjo duhet të realizohet brenda 24 muajve të ardhshëm. Mekanizmi do të aplikohet vetëm ndaj emigrantëve nga Siria dhe Eritreja. Për çdo emigrant të vendosur Komisioni Evropian do t’i shlyejë vendit pranues një herë 6 mijë euro. Sipas statistikës së OKB-së, 60 mijë veta kaluan përmes Mesdheut që nga fillimi i vitit duke bërë provë të arrijnë brigjet e Evropës. Më se 1800 janë të vdekurit si rezultat i zhytjeve, gjë që është 20 herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Ky propozim i Komisionit Evropian duhet të diskutohet dhe të miratohet nga qeveritë e 28 vendeve anëtare. Ka dy momente kryesore, mbi të cilët vështirë mund të arrihet pajtim. E para duhet të vendoset, a duhet të jetë i detyrueshëm, për vendet anëtare, mekanizmi për ndarjen e refugjatëve. Tashmë dhjetëra kryeqytete të BE-së shprehën rezervat e tyre dhe dhanë të kuptohet, se nuk do të pranojnë refugjatë. Ndërsa Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka apriori nuk janë të përfshirë në ndarjen e fluksit të refugjatëve. Problemi i dytë janë kriteret për zhvendosjen. Mund të diskutohet sa e përshtatshme është të evidentohet vetëm numri i popullsisë së vendit pranues, produkti i tij i brendshëm bruto dhe përqindja e të papunëve.
Si do të reagojë Bullgaria? Vallë a do të marrë pjesë në zgjidhjen e problemit me refugjatët përmes Mesdheut? Para disa ditësh Sofja gjithashtu kishte rezerva ndaj pranimit të një numri suplementar emigrantësh. Mirëpo, tani autoritetet mund të përgjigjen menjëherë pa menduar shumë, duke thënë “Jes!”. Kështu ndaj mijëra refugjatëve që hyrën në vend përmes kufirit me Turqinë do të shtohen edhe disa qindra të tjera. Kuota për Bullgarinë është 788 nga të ashtuquajturat refugjatë “mesdhetarë”. Një shifër e cila duket pa vlerë në sfondin e 40 mijë refugjatëve që ndodhen në vend. Mirëpo, ka disa të dhëna të tjera shqetësuese. Kufiri juglindor i Bullgarisë me Turqinë, i cili është i jashtëm për BE-në, më se një viti është nën presionin e fortë të fluksit të emigrantëve, kryesisht refugjatë nga Siria. Bullgaria nuk ishte dhe akoma nuk është gati të pranojë aq shumë njerëz, që kërkojnë strehim. Që të zvogëlojë fluksin e emigrantëve ajo filloi të ndërtojë impiante në kufirin me Turqinë. Tani prej saj presin të pranojë edhe emigrantë “mesdhetarë”. Është e qartë, se para disa ditësh për këtë diskutuan kryeministri Bojko Borisov dhe homologu i tij italian Mateo Renci në Riga në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të Partneritetit Lindor. Sipas informacionit zyrtar, të dy ata ishin unanim, se si Mesdheu, ashtu edhe kufiri juglindor bullgar janë nën presionin e forcuar të fluksit të emigrantëve dhe vetëm veprime të përbashkëta do të ndihmojnë përballimin e problemit.
Një rrethanë tjetër shqetësuese është, se Bullgaria e cila është vendi më i varfër në BE-në, është vetëm një ndalesë të refugjatëve në rrugën e tyre drejt perëndimit të pasur. Me siguri nuk do të jenë shumë ata, që do të shfaqin dëshirë të integrohen në shoqërinë bullgare. Përkundrazi nuk janë të rralla rastet e konflikteve të provokuara nga refugjatë, kryesisht ilegalë. Komisionarët në Bruksel shfrytëzuan mënyrën e sprovuar të futjes së grindjeve të Pillat Pontijskit. Menduan kritere të diskutueshme dhe i lënë vendet anëtare të BE-së të hyjnë në konflikt midis njeri tjetrit për zgjidhjen e problemit me refugjatët mesdhetarë.
Nuk jam i bindur, se ai mund të zgjidhet me zhvendosjen e 40 mijë emigrantëve të mbërritur në Itali dhe në Greqi. Përveç kësaj, a nuk është më e drejtë që vendet anëtare, kufijtë e të cilëve janë të jashtme të BE-së, siç është Bullgaria, të çlirohen nga kuota për pranim suplementar të refugjatëve? Vallë a nuk është më efektive, që përpjekjet të orientohen te luftimi me trafikantët, të cilët transportojnë përmes Mesdheut refugjatë nga brigjet afrikane te ato evropiane. Vallë, a nuk është më e mirë dhe më largpamëse të bashkëpunohet me vendet nga të cilët vijnë refugjatët, që të kapërcehet në to varfëria dhe paqëndrueshmëria politike, që janë në thelbin e proceseve migruese?
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..