Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të zbardhen agjentët sekretë ushtarakë nga koha e socializmit

Foto: arkiv
Ditën e enjte Ministri Ushtarak Nikollaj Nençev shpalli zyrtarisht , se ia dorëzon tërë arkivin e ish Drejtorisë së zbulimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore Komisionit të dosjeve, siç është njohur Komisioni për zbardhjen e dokumenteve dhe  pjesëmarrjen e qytetarëve bullgare në  Sigurimin Shtetit dhe Shërbimet e Zbulimit të Ushtrisë Popullore Bullgare. Në bazë të urdhëresës së Nençevit nga masivet e Shërbimit “Informacioni ushtarak”, siç quhet aktualisht zbulimi ushtarak, rreth 33 mijë dokumente do të nxirren dhe do të transportohen deri në arkivin e Komisionit për dosjet. “Jam i bindur thellë në atë që bëj dhe besoj, se Bullgaria duhet të hapë dhe të lexojë faqet për strukturat represive të komunizmit. E kuptoj presionin që kjo të mos ndodhet. Me siguri ende ka shume sekrete të cilët nuk i dimë” – deklaroi ministri.

Procedura në fakt ka nisur menjëherë pas emërimit të shefit të ri të Shërbimit “Informacioni ushtarak” në personin e ish Ministrit  teknik të Punëve të Brendshme Jordan Balkallov. Ai zëvendësoi në këtë post Veselin Ivanov, i cili nga viti 2013 refuzon të dorëzojë pjesë prej arkivave të ish zbulimit ushtarak me argumentin, se në këtë mënyrë  do të zbardhen shtetas të huaj, të cilet kanë bashkëpunuar me Shërbimet speciale bullgare përpara 10 nëntorit 1989 dhe kjo do të vërë nën rrezik jetën e tyre. Ministri Nençev pohoi për mosmarrëveshjet midis tij dhe ish drejtorit Ivanov dhe se do që të fillojë punën me shefin e ri – Bakallov.

Teza për zbardhjen eventuale të agjentëve bullgarë jashtë shtetit ishte mohuar disa herë nga Kryetari i Komisionit për dosjet Evtim Kostadinov, i cili ka nënvizuar, se do të shpallet informacion vetëm për bashkëpunëtorët bullgarë të zbulimit ushtarak. Sipas njërit prej anëtarëve të komisionit – Ekaterina  Bonçeva, deri tani ata kanë pasur informacion për shtetas të huaj që kanë bashkëpunuar me Sigurimin  e Shtetit, por emri i asnjërit prej tyre deri tani nuk është zbardhur. Evtim Kostadinov nënvizoi, se ata nuk kanë të drejtën të kërkojnë dosjet e shtetasve të huaj, as t’i komentojnë.” Kështu përgjegjësia për transferimin e masiveve mbetet për shefin e ri të “Informacionit ushtarak” Jordan Bakallov.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD