Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mini diskotekë

БНР Новини

Karriera e Zhana Bergendorfit po e vazhdon zhvillimin e vet të suksesshëm. Këngëtarja fitoi në kategorinë “Debutim në vitin 2015” nga dekoratat e BG radios. Përpara ca kohe doli dhe videoja ndaj këngës me titull “Jemi të pamundur vet”. Kjo është kënga e dytë vetjake për këngëtaren. Në ndryshim nga pjesa më e madhe të kolegëve të vet Zhana arrin sukseset e veta të para larg nga shtëpia – në Korenë e Jugut. Disa vjet më vënë ajo shkon për të jetuar në atdheun e bashkëshortit të saj – në Danimarkë. Pas fitores së saj të padiskutueshme në formatin bullgar X Factor dhe suksesi i këngës së saj “Samuraj”, Zhana Bergendorf kthehet në një nga artistet më të zjarrta të kompanisë “Virginia Records”.

Bullgari Zhan Marinov i cili ikën nga vendi akoma në moshën e fëmijërisë dhe prej viteve jeton në Zvicër, ringjalli vjersha të Petja Dubarevës me këngën me titull “Kujtimet”. Teksti është një version i përshtatur i vjershës “E paprekura”. Për përdorimin e vjershës jep leje motra e poeteshës Elica Dubarova-Petkova. Ky nuk është kompozimi i parë të cilin e bën emigranti në bazë të vjershave të ndonjë poeti të njohur bullgar. Vetëm përpara një viti, Zhan Marinovi i cili jeton në Bazell, incizoi video ndaj këngës “Ti je tek unë” në bazë të tekstit të Nikollaj Lilievit.

Zhan Marinov është lidhur me poeteshën përmes një fijeje mjaft kureshtare. Shtëpia muze “Petja Dubarova” në qytetin Burgas ka qenë pronë e stërgjyshit të tij.

Vjet, Marija Grënçarova u kthye në skenë pas një mungese 13 vjeçare. Vajza e legjendës së estradës bullgare Borisllav Grënçarov do ti gëzoj fansat e vet të muzikës dens dhe pop me projektin e vet të ri “Pa gjumë” videoja e të cilit doli kohët e fundit. Koncepti i videos është i realizuar përmes vargut të figurave të shumta nën ujë, xhirimin e të cilave këngëtarja i përshkruan si “një sfidë e vërtetë”. Videoja është krijesë e Vasill Stefanovit – një nga regjisorët më të kërkuar bullgar, me të cilin Marija Grënçarova ka punuar dhe më përpara. Në këngën “Pa gjumë” këngëtarja ndërron 7 vizione të ndryshme dhe tregon një stil dhe elegancë me veshjet e disa shtëpive botërore të modës.

Velisllav Andreev është vetëm 23 vjeç por tanimë ka adhurues të vet në Rumani, Armeni dhe Itali. Gjatë muajit janar ai u kthye me dekoratën e madhe nga Konkursi ndërkombëtar për pop këngëtarë “Eurotalent” në Itali. Tani këngëtari po përgatitet për të marrë pjesë në pjesëmarrje në Sofje dhe në provincë, të cilat do të duhet t’i gërshetojë me provimet e veta në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Gjatë muajit prill 2015 Velisllavi realizoi këngën e vet debutuese me titull “E di sesi” dhe video ndaj saj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD