Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sektori bankar në Bullgari ende nuk jep sinjale për optimizëm

Ekonomisti Grigor Sarijski
Foto: BTA

Për vit të dytë me radhë sistemi bankar në Bullgari shënon rezultate të mira financiare. Kjo tendencë do të qëndrojë dhe këtë vit. Për tremujorin të parë të 2015-ës rritja është 30 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë e tha para gazetarëve ekonomisti Grigor Sarijski nga Instituti i Studimeve Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Mirëpo, sektori bankar ende nuk jep sinjale për optimizëm. Aktualisht interesi i depozitave janë ulur deri në 1.6 për qind, duke u marrë parasysh se në fund të vitit të kaluar ka qenë 2.6 për qind. Pra, rezultatet pozitive kanë të bëjnë jo me rritjen e kredive komerciale, por me reduktimin e shpenzimeve për interesat në vlerë 29 për qind. Përfitimet e bankave janë rezultat po ashtu i taksave dhe komisioneve bankare, të cilat janë rritur me 12 për qind.

Tendencat pozitive në sektorin bankar në Bullgari, për mendimin e ekonomistit Sarijski, vlen vetëm për disa banka të mëdha. Ndërsa të tjerat e kanë problem uljen e interesave, sepse qytetarët do të fillojnë të tërheqin depozitat e tyre. Pra, shoqëria lidh depozitë bankare me interes më të vogël se 1 për qind vetëm në bankat të cilat i konsideron të qëndrueshme.

“Çfarë po ndodh në vend. Depozituesit e ndajnë tërë depozitën në depozita më të vogla me qëllim që këto depozita të mbulohen nga sistemi i sigurimit të depozitave, shpjegon eksperti z. Sarijski. – Depozituesit po ashtu i transferojnë depozitat nga një bankë në bankë tjetër. E bëjnë atë sepse treguesit financiarë të ndonjë bankës nuk u pëlqejnë atyre. Bile transferimi i depozitave bëhet për shkak të pronësisë së bankës. Ja, p.sh., një pjesë e konsiderueshme e bankave me pronësi greke, gëzojnë rrjedhje të vogla depozitash.”

Z. Grigor Sarijski tha se në bankat me vështirësi profitabiliteti, ndoshta do të vërehet procesi i bashkimit të tyre ose i blerjes së tyre. Eksperti po ashtu parashikon se deri në fund të vitit pritet së paku një transaksion bankar në Bullgari. Deri në fund të 2015-ës pritet të rriten kreditë e konsumatorëve në lidhje me nismat e startuara të mbledhjes së borxheve, të cilat nisma i bëjnë Agjencia Kombëtare e Të Ardhurave, Shoqëria “Furnizimi me Ujë dhe Kanalizimi”, shoqëritë e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe termike.

“Në lidhje me të lartpërmendurin, pritet tërheqja e kredive, thekson eksperti z. Sarijski. – Me këto kredi do të mbulohen borxhet e vjetra, qoftë ndaj Agjencisë Kombëtare të Të Ardhurave, qoftë ndaj furnizuesve të shërbimeve komunale.”

Për sa u përket kredive të kompanive pritjet nuk janë optimiste. Tendenca e pakësimit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta e vitit 2014 po vazhdon dhe sivjet. Për tremujorin të parë ulja është me rreth 8 për qind. Për vitin 2014 investimet gjermane janë pakësuar me rreth 300 mln euro. Rrjedhja kryesore e investimeve ka të bëjë me zonat “offshore” dhe me disa vende të vogla jo-evropiane. 

Për sa u përket testeve të stresit lidhur me sistemin bankar në vend, ekonomisti  Grigor Sarijski nuk pret ndryshime të ndjeshme. Eksperti është i mendimit se problemet në sistemin bankar bullgar nuk qëndrojnë në strukturën e aktiveve të institucioneve të kreditimit, por kanë të bëjnë me rregullatorin Banka Popullore Bullgare, me legjislacionin i cili legjislacion e vonoi me muaj të tërë dhënien e depozitave të sigurta nga banka e falimentuar Banka Korporative Tregtare. E gjithë kjo ndikon negativisht mbi besimin në sistemin bankar bullgar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD