Pas dy vitesh përgatitje, burokraci, kriza qeveritare, fatkeqësi natyrore, 426 vërejtje nga Komisioni Evropian dhe katër versione të ndryshme, më së fundi u miratua Programi i Zhvillimit të Rajoneve Rurale 2014-2020. “Më vjen mirë se Bullgaria do të marrë fonde evropiane në vlerë 2.3 mlrd euro. Shqetësimet më të mëdha i kisha për këtë program”, ka shkruar Kryeministri Bojko Borisov në faqen e tij të Facebook-ut.
Në periudhën shtatëvjeçare Brukseli do t’u japë fermerëve bullgarë gati 2.3 mlrd euro, plus pagesat vjetore për njësi sipërfaqe dhe subvencionet qeveritare në vlerë 600 mln euro. Këtë vit për njësi sipërfaqe kanë kandiduar 110 mijë fermerë. Po t’i llogarisim shumat, kemi 3 mlrd euro. A do të mjaftojnë këto para për rimëkëmbjen e bujqësisë bullgare – ushqime, produkte mishi, fruta dhe perime?
Para 30 vjetësh sektori agrar ishte motori i ekonomisë bullgare, por taninuk është ashtu. Sot sektori agrar përbën mezi 5 për qind të PBB-së, në fshat banojnë më pak se 30 për qind e bullgarëve dhe sa prej tyre merren me bujqësi nuk dihet. Këto janë disa nga shkaqet që bullgarët të fillojnë të konsumojnë dendur produkte import. Ekspertët llogarisin se ndonjëherë 80 për qind e frutave dhe perimeve në dyqanet bullgare janë me origjinë të huaj. E njëjta tendencë vërehet po ashtu te qumështi, bulmetrat, mishi dhe sallamet. Kushtet klimatike për zhvillimin e bujqësisë gjithmonë kanë qenë të favorshme. Klima në vend është e butë, reliefi është i përshtatshëm për kultivimin e llojeve të ndryshme bimore. Plus që aftësitë e fermerëve bullgarë janë të vërtetuara shekuj të tërë. Bile kopshtarët bullgarë janë të njohur në mbarë Evropën Qendrore, ku ua kanë treguar vendasve veçoritë e zejes. Mirëpo, sot produktet bujqësore bullgare shiten vështirësisht bile në tregun vendor.
Ndryshimet demokratike dhe reformat e tregut çuan në copëtimin e tokave dhe fermerët bullgarë u gjetën në situatë të vështirë pa mundësi për përdorimin e teknologjisë së shtrenjtë e moderne. Nga ana tjetër metodat primitive e vështirësuan prodhueshmërinë dhe respektivisht shkaktuan uljen e çmimeve. Pas anëtarësimit të Bullgarisë në BE, u pajtuan subvencione shumë më të ulëta për fermerët bullgarë në raport me fermerët e vendeve të vjetra anëtare. Ky fakt shkaktoi kriza të rregullta në prodhueshmërinë e tepërt në disa degë bujqësore. Para disa vitesh fermerët bullgarë u hodhën në protestë për shkak të çmimeve të ulëta të domateve greke, spanjolle etj. Tani në krizë po janë prodhuesit bullgarë të qumështit, sepse blerësit me shumicë japin 25 centë për një litër qumësht të freskët lope. Pas anulimit të kuotave për qumështin në BE, u konstatuan sasi të tepërta qumështi të cilat sasi duhej të mbuloheshin. Ashtu qumështi i lirë evropian i mbyti prodhuesit bullgarë.
Pushteti vendor e di shumë mirë se mallrat bujqësore bullgare do të shiten në tregjet evropiane po të jenë me kualitet dhe çmime konkurrente. Por kjo gjë nuk është e lehtë, duke u marrë parasysh që sektori agrar është më i subvencionuari sektor në BE. Ja pse një pjesë e madhe e mjeteve monetare sipas Programit “Zhvillimi i Rajoneve Rurale” do t’i drejtohen modernizimit agrar. Ndërsa pjesë tjetër e konsiderueshme do të parashikohet për shtyrjen e fermerëve të rinj, gjë e cila është e nevojshme sidomos kur rajonet rurale janë kërcënuar me plakje popullsie.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..