Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria teston në MPB një sistem të ri kundër korrupsionit

Ministrja e Brendshme Rumjana Bëçvarova (djathtas) duke prezantuar rezultatet e aplikimit të sistemit të ri
Foto: mvr.bg

Qendra për Studimin e Demokracisë paraqiti rezultatet nga aplikimi pilot të Sistemit për monitorin të politikave kundër korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme “Polici kufitare” pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pamja e luftës me korrupsionin në Bullgari që nga viti 1989 e këtej tregon një tendencë kontradiktore. Procesi nuk është stopuar, por nuk vëzhgohet një tendencë të qëndrueshme për ulje të korrupsionit. Çdo një bullgar i pestë në moshë mbi 18 vjeç deklaron se ka dhënë para në dorë ose ka qenë objekt të një presioni, tregon analiza. Bullgaria është në fundin e klasifikimit për korrupsion në Bashkimin Evropian, larg nga vendet skandinave, të cilat anojnë drejt zeros dhe bile nga vende si Italia dhe Greqia me nivele të mesme.

Qëllimi bazë i instrumentit të ri për matjen e efikasitetit të masave kundër korrupsionit është të zbulojë nëse ka deficite në aplikimin e tyre dhe në grumbullimin e masave ekzistuese. Vlerësimi bëhet mbi bazën e intervistave në bazë të pesë kategorive: interes korrupsioni, presion korrupsioni, zbatueshmëri, aplikim dhe efikasitet të politikës kundër korrupsionit. “Puna e “Policisë kufitare” është shumë e rëndësishme për ne. Situata aty tanimë ndryshon dhe objektivisht dhe në lidhje me masat e aplikuara drejtuese”, komenton rezultatet nga testimi i ri i Qendrës për Studimin e Demokracisë zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova. Sipas fjalëve të saj “mes deficiteve deri në këtë moment ka qenë matja e niveleve të korrupsionit në mënyrë standarde, që i jep një pamje të përgjithshme, por humbasin detajet. Një vendim shumë i mirë është përcaktimi si i masave të përgjithshme, ashtu dhe të masave specifike, të cilat mund të aplikohen,” nënvizoi ajo. Dhe akoma:

“Një prioritet tjetër i këtij instrumenti është se, ai jep mundësi jo vetëm të vlerësohet efekti nga masat dhe politikat e aplikuara kundër korrupsionit, por dhe të formulohen politikat me fokus mbi detajet. Duket se ato janë shumë më efektive, sesa të gjithë treguesit e dukshëm. Sepse më e rëndësishmja në luftën me korrupsionin është që politikat kundër korrupsionit të ndjekin dinamikën e mjedisit në të cilin zhvillohen. Gjithmonë praktikat e korrupsionit i tejkalojnë masat kundër korrupsionit. Prandaj prevenca dhe hapat paraprake janë me një rëndësi të madhe. Por kjo do të thotë se, mbi bazën e këtij dokumenti, duhet të mendojmë sesi mund të aplikohet sistematikisht ai, që të mund të ndiqet dinamika mbi treguesit e ndryshëm, që ta kemi të qartë se ku gjendemi në çdo një moment.”

Sistemi i ri është më i veçantë, sepse përdoret në institucionet publike. Ai identifikon se ku janë problemet, a ka politika, sa aplikohen ato, sqaroi në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë doktori Aleksandër Stojanov, drejtor mbi veprimtarinë shkencore. Çfarë tregojnë rezultatet?

“Pjesa më e madhe e veprimtarive i janë të nënshtruara një presioni të madh. Njerëz të ndryshëm nga lart, që anash dhe që poshtë, nga kudo mundohen t’i rrethojnë ligjet dhe t’u propozojnë favore nëpunësve. Si për disa veprimtari specifike – në “Policinë kufitare” për shembull, këto janë pikat e kontrollit kufitar, ka masa të zhvilluara dhe të përpunuara. Por të dhënat për efikasitetin e tyre tregojnë se, jo gjithmonë kontrolli është i përpiktë, kurse ata të cilët janë të kapur në shkelje – të dënuar. Me fjalë të tjera, masa mbase nuk aplikohet në mënyrë shumë të përpiktë. Gjithmonë ka përjashtim dhe ata duhet të përsosin mënyrën e vet të kontrollit. Kjo është një politikë specifike. Por ka dhe shumë veprimtari të tjera, ku nuk ka masa të tilla dhe rreziku është më i lartë. Veprimtaritë më të rrezikshme në Drejtorinë e Përgjithshme “Polici kufitare” janë procedurat administrative-penale dhe prokurimet publike. Të fundit kudo janë të rrezikshme, sepse janë të lidhura me harxhimin e parave dhe duhet të kushtohet një vëmendje e posaçme, që të mund të pakësohet korrupsioni aty. Aplikuam metodën e re në dy nga strukturat përveç se në Bullgari dhe në Itali (në zyrën shëndetësore në qytetin Trento, në Italinë Veriore dhe në bashkinë Riva dell Garda – një qytet i vogël me 15 mijë banues). Presioni i korrupsionit në Itali është mesatarisht 2 herë më i ulët se në Bullgari. Italianët janë më kritik sa u përket masave dhe sjelljes së vet, dhe janë më të hapur. Por në Itali sipas një ligji nga viti i kaluar, çdo një organizatë publike duhet të ketë nëpunës, i cili të përgjigjet posaçërisht për luftën me korrupsionin dhe përpunimin e masave, me fjalë të tjera, aty janë më të përparuar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD