Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev bëri propozim që më 15 tetor paralelisht me zgjedhjet lokale të mbahet dhe referendumi kombëtar. Referendumi parashtron këto çështje: a të zgjidhen deputetët në mënyrë mazhoritare, a të bëhet i detyrueshëm votimi në zgjedhjet dhe referendumet, dhe a të lejohet votim në distancë, pra në mënyrë elektronike. Kreu i shtetit bullgar pohon se ky propozim-referendumi nuk ndryshon ndjeshëm nga propozimi i bërë para një viti, dhe se ka bërë vetëm disa korrigjime të vogla për të qenë më korrekt ndaj partive dhe popullit.
Përmbajtja e propozim-referendumit është e vjetër por rrethanat janë të reja. Propozimi i mëparshëm i Presidentit Plevneliev u refuzua nga shumica parlamentare e Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe “Atakës”, të cilat parti sot janë në opozitë. Atëherë shumica shqetësonte se ai referendum do të komprometonte përpjekjet e pushtetit për ndryshime në Ligjin e Zgjedhjeve. Sot në Kuvendin Popullor ka shumicë të re dhe raportet midis partive të ish-pushtetit janë të tendosura.
Partitë aktuale në pushtet – GERB dhe Blloku i Reformatorëve, janë pro mbajtjes së referendumit. Ato ishin dakord dhe me propozimin e mëparshëm të presidentit. Para një jave GERB-i dorëzoi ndryshime në Ligjin e Referendumit lidhur me mundësinë për mbajtjen paralele të referendumeve dhe zgjedhjeve. Bile sipas ligjit të ri presidenti është i detyruar të iniciojë referendum në datën e cila përkon me zgjedhjet, kur këto zgjedhje priten të mbahen në afat njëvjeçar nga data e vendimit për mbajtjen e referendumit. Faktikisht, pushteti po i ndërlidh referendumet me zgjedhjet lokale më 2015, me zgjedhjet presidenciale më 2016 dhe po ashtu me zgjedhjet parlamentare më 2018. Blloku i Reformatorëve dorëzoi ndryshime në Ligjin e Referendumit, të cilat ndryshime synojnë uljen e pragut të inicimit të referendumeve dhe njohjen e vlefshmërisë së tyre.
Partitë e tjera ende nuk janë reaguar zyrtarisht, por veprimet e tyre na bëjnë të komentojmë propozim-referendumin në syrin e tyre. Partia Socialiste Bullgare, siç duket, do të jetë pro referendumit, megjithë faktin se vitin e kaluar ishte kundër. Dhe kjo sepse gjatë hartimit të Kodit të Zgjedhjeve kjo parti gjithashtu propozoi votimin e detyrueshëm, votimin elektronik dhe votimin në parim të përfaqësimit mazhoritar (të shumicës). Nga formacioni nacionalist Fronti Patriotik deklaruan se kategorikisht janë pro votimit të detyrueshëm, gjë e cila na bën të mendojmë se janë dhe po ashtu pro referendumit.
Nacionalistët nga partia “Ataka” mesa duket do të jenë kundër, sepse gjatë muajit mars ata propozuan inicimin e një referendumi mbi çështjen: a Bullgaria të mbetet anëtare e NATO-s.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të jetë kundër referendumit. Në fund të muajit mars lideri i partisë Ljutvi Mestan komentoi se po të jetë referendumi për votimin e detyrueshëm, ky referendum do të jetë kundër partisë së tij. Z. Ljutvi Mestan është i mendimit se me votimin e detyrueshëm politikanët e arsyetojnë pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje. Mirëpo, shumica e politikanëve mendojnë se në fakt pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është në favor të vetë Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.
Propozimi për inicimin e referendumit sapo do të diskutohet nga Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore dhe më pas do të parashtrohet për votim në sallën plenare. Sipas ligjit deputetët e kanë të drejtën të ndryshojnë pyetjet e referendumit vetëm gramatikisht, por jo të ndryshojnë përmbajtjen e tyre.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..