Më 25 tetor zgjedhësit bullgarë ndoshta do të duhet të vendosin nëse në Bullgari të aplikohet votimi i detyrueshëm apo jo. Presidenti Rosen Plevneliev parashtroi në Parlament një propozim për zhvillimin e një referendumi, kushtuar kësaj çështjeje. Kreu i shtetit shpreson se në këtë mënyrë do të kontribuojë për një angazhim më të madh nga ana e qytetarëve ndaj procesit politik te ne, ku motivimi i njerëzve të marrin pjesë në zgjedhje po ulet gjithnjë e më shumë. Mirëpo, pavarësisht se si përpiqemi ta zbukurojmë idenë për aplikimin e votimit të detyrueshëm, një prej argumenteve kryesore është se votimi i detyrueshëm do të pakësojë në një mënyrë të konsiderueshme ndikimin e votave të blera mbi rezultatet zgjedhore. Për ndikimin e pakëndshëm “vota e blerë”, e cila siç duket, tashmë nuk na bën përshtypje, filloi të flitet përsëri, kur në Gërmen shpërtheu një konflikt midis popullsisë bullgare dhe minoritetit vendas rom. Megjithëse shkaqet për tensionin janë të tjera, tema është e pranishme në komentet e vëzhguesve politikë, por edhe të disa politikanëve nga koalicioni në pushtet. Bashkëkryetari i Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev deklaroi haptazi se “getot në vend tolerohen kryesisht për shkak të zgjedhjeve nga forca të veçanta politike, të cilat pikërisht atje i blejnë votat në masë.”
Del se madje 25 vjet pas ndryshimeve politike te ne, ne, qytetarët, ende nuk vlerësojmë lirinë e zgjedhjes. Prandaj në vigjilje të zgjedhjeve vazhdojmë thjeshtë të vëzhgojmë qetë se si disa zgjedhës transportohen deri në seksione të veçanta, që të shesin votën e tyre për 20 euro. Megjithë zbulimet e medieve për blerjen e votave në masë, nuk ka të ndëshkuar. Çdo një hetim tjetër gazetaresk mbi këtë temë vetëm e thellon bindjen e atyre që nuk votojnë se vota e tyre nuk ka rëndësi. Të neveritur nga politika, njerëzit nuk duan të votojnë në zgjedhje. Pikërisht me këtë ide presidenti do që t’i prekë këta njerëz.
Mirëpo, para kësaj klasa politike duhet t’i bindë se duke votuar, ata bëjnë zgjedhjen e tyre, se ka përplasje interesash, me të cilat mund të identifikohen, se mesazhet e formuluara mirë në fushatën parazgjedhore nuk do të mbeten përsëri premtime. Që pas kësaj mund të shqyrtohet nëse përveç së drejtës së votimit mund të shtohet dhe detyra e ushtrimit të saj. Sepse në qoftë se në njërën peshore janë qëllimet fisnike për neutralizimin e votës së blerë, atëherë në peshoren tjetër është ndjenja e pakëndshme se partitë në Bullgari në fakt janë të kënaqura për gjendjen e tanishme, kur votat e blera e garantojnë statukuon politike. Në këtë sfond debati në Parlament “pro” dhe “kundër” zhvillimit të referendumit do të jetë interesant.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..