“Që nga fillimi i këtij viti vërehet tendenca e përmirësimit të kushteve të biznesit në Bullgari. Rritja pritet në të gjitha sektorët ekonomikë, në veçanti në sektorin industrial dhe në atë ndërtimor”. Këtë e tha para disa ditësh Ministri i Financave, z. Vlladisllav Goranov, pasi dikasteri i tij i ngriti pritjet për rritjen e PBB-së sivjet nga 0.8 për qind deri në 1.4 për qind.
Fjalim i ministrit bazohet në disa fakte të 10 ditëve të fundit. Brenda kësaj periudhe në Bullgari u lidhën disa transaksione të mëdha dhe kjo ndodhi megjithë dëshpërimin që dominon lidhur me investimet.
Me një transaksion në vlerë 13 mln euro në Bullgari ristartoi fabrika “Dimitrov” për veshje burrash. Fabrika ndodhet në qytetin Pleven të Bullgarisë Veriore dhe ekziston që nga 2006-a. Do të hapen 800 vende të reja pune, thekson pronari i fabrikës z. Magdalen Dimitrov. Gur themeli i kompleksit të ri administrativo-prodhues “Desizo Monni” të fabrikës u vendos në praninë e kryeparlamentares Cecka Caçeva. Ky kompleks do ta shndërrojë fabrikën 6-kateshe për veshje burrash në një fabrikë super moderne. Personeli i fabrikës është 1200 veta. Fabrika bullgare është partner kryesor të dy markave të njohura botërisht Hugo Boss dhe Giorgio Armani. Pra, fabrika në qytetin Pleven prodhon artikuj të tyre.
Investim të madh bënë investitorët italianë nga “Italcementi Group”. Në qytetin Devnia në bregun e Detit të Zi u hap uzina e re e çimentos. Investimi është në vlerë 165 mln euro dhe në uzinë u hapën 3000 vende të reja pune. Në ceremoninë e hapjes së uzinës ishin të pranishëm Kryeministri Bojko Borisov, presidenti i “Italcementi Group”-it, Carlo Pesenti dhe ambasadori i Italisë në Sofje, Marco Conticelli. Uzina bullgare “Devnia çimento” falë investimeve italiane u shpall investitor i vitit nga Agjencia e Investimeve e Bullgarisë. Ky projekt është njëri nga më të mëdhenjtë në Evropë, sepse kapaciteti i uzinës është 4 mijë tonë çimentoje. Në këtë lidhje, Italia është në Top 10-shen e investitorëve të huaj në Bullgari.
Banka Tokuda në Bullgari, e cila përpara ishte pronë e firmës japoneze “International Hospital Service”, tashmë ka pronar bullgar. Dhe kjo është Shoqëria publike “Doverie”. Ky transaksion dëshmon për faktin se kushtet e biznesit në Bullgari po zhvillohen në drejtim të mirë.
Sipas burimeve të besueshme, pritet të lidhet dhe po ashtu një transaksion me investitorët austriakë për Kompaninë e Telekomunikacionit të Bullgarisë. Kjo kompani është në treshen e operatorëve mobilë dhe të ofruesve të internetit. E ka të drejtë Kryeministri Bojko Borisov, i cili kishte shkruar në faqen e tij të Facebook-ut: “Brenda disa ditësh në Bullgari hapëm fabrika të cilat garantojnë 10 mijë vende pune”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..