Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rekomandohet ngrirja e vezëve për gratë të cilat lindin pas moshës 35 vjeçare

БНР Новини
Foto: BGNES

Mes nesh ka gra të cilat kujtojnë rrugën e gjatë që kanë bërë derisa të bëheshin nëna. Shembulli i tyre është i dobishëm për gratë e reja të cilat planifikojnë lindje, por e shtyjnë shtatzëninë në të ardhme. Përditshmëria jonë varet nga oraret, kalendarët dhe planifikimet. Po i rendisim prioritetet sipas zënies në ditët e punës. Ashtu po i shtyjmë detyrat të cilat nuk mund të presin. Këtë e kanë vërejtur gratë e bashkuara rreth projektit “Lindje në kohë”. Këtogra kanë themeluar një fondacion, i cili ka për qilim këshillimin e grave për misionin e tyre kryesor – të bëhen nëna.

“Jemi larg natyrës me të cilën përpara kemi qenë të lidhura. Tani jemi shumë të ndryshme dhe nuk jetojmë në harmoni”, thotë Lora, e cila ka mbetur shtatzënë pas shumë peripecive. Të dhënat e një sondazhi, përkojnë me mendimin e saj. Sipas sondazhit atо gra të cilat janë financiarisht të pavarura janë gati të rrisin fëmijë pa ndihmën e një partneri të përhershëm. Përveç mungesës së stabilitetit familjar, të ardhurat e ulëta janë faktori kryesor që gratë e reja bullgare të mos duan të lindin fëmijë. Shumica e të anketuarave pohojnë se faktor tjetër i moslindjes në kohë është shqetësimi i tyre të mos e humbasin vendin e punës pasi që kanë dalë në pushime amësie.

Mirëpo, sociologët llogarisin që prioritetet e një pjese të madhe të grave ndryshojnë ndjeshëm pas moshës 36 vjeçare. Në këtë moshë lindja e fëmijës bëhet prioritet numër 1 i gruas. “Kurrë nuk kam parë forcë aq e treguar te një grua e cila dëshiron të bëhet nënë. Në një moment të tillë gruaja është e gatshme për çdo gjë”, vë në dukje dr. Georgi Stamenov, specialist i shëndetësisë reproduktive në spitalin kryeqytetas “Nadezhda”. Sipas fjalëve të tij, për shkak të veseve dhe kryesisht stresit mbi gruan bashkëkohore, po shtohen pacientet me probleme reproduktive. Megjithë avancimin e mjekësisë, mosha e gruas është vendimtare për lindjen e një fëmije të shëndetshëm, pa defekte gjenetike. “Por mjekësia bashkëkohore ofron shumë mundësi, gruaja mund të ndalojë kohën dhe ta shtyjë shtatzëninë nëpërmjet metodave mjekësore – thekson dr. Stamenov. – Vitet e fundit vërehet tendenca e fekondimit in vitro te gratë e moshës mesatare. Por kjo procedurë, duke qenë përdorur pas moshës 35 vjeçare prapëseprapë nuk jep shanse të mira, sepse cilësia e vezëve është e dëmtuar. Prandaj, ne mjekët rekomandojmë ngrirjen e vezëve në moshë të përshtatshme. Dhe vezët e ngrira të fekondohen kur grua të takojë partner serioz dhe kur të jetë e gatshme të bëhet nënë. Përparësia e kësaj metode është se numri i keqformimeve kongjenitale pakësohet. Nuk ka fuqi më të madhe e cila e nxis gruan që të lindë fëmijë. Shkencëtarët rekomandojnë gratë që të mendojnë mirë për mundësitë e mëdha të metodës së ngrirjes së vezëve dhe të fillojnë fekondimin in vitro me vezë të ngrira. Sepse po të lindësh fëmijë në momentin kur je më e lumtura, nënkuptohet dhe se ky fëmijë do të jetë i lumtur. Rasti i fundit i fekondimit in vitro ishte i suksesshëm. Një grua kishte bërë 7 procedura të pasuksesshme in vitro deri sa të lindë fëmija e parë. Suksesi i lindjes ka të bëjë me durimin e nënës dhe me profesionalizmin e ekipit mjekësor.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD