Qeveria bullgare e motivuar nga sfidat më të reja të terrorizmit dhe nga thirrjet këmbëngulëse ndërkombëtare për luftë pa kompromise kundër tij, gjatë kësaj jave bëri hapa të rinj në shtrëngimin e masave kundër kësaj dukurie nëpërmjet propozimeve për ndryshim në ligjin për dokumentet personale. Ndalimi mbi udhëtimin e shtetasve bullgarë jashtë shtetit tashmë do të bëhen me urdhër të Shefit të Agjencisë Shtetërore “Siguri Kombëtare” (DANS) dhe jo siç ishte deri tani nga Ministri i Punëve të Brendshme. Transferimi i kësaj përgjegjësie nga ministri tek shefi i agjencisë supozon, se masa mund të ndërmerret vetëm në qoftë se ka kërcenim të vërtetuar nga Shërbimet speciale për sigurinë kombëtare pa pasur nevojën e sanksionit politik. Përveç kësaj, sipas projektit, në prani të të dhënave, se jashtë shtetit personat e sanksionuar do të merrnin pjesë në akt terrorit ose në stërvitjen e terroristëve. Deri tani legjislacioni kombëtar parashikonte masa para së gjithësh për aktivitete terroriste dhe veprimtari të lidhura me to në territorin e vendit si p.sh. krijimi, drejtimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste; përgatitja e akteve terroriste, nxitja për kryerjen e akteve të tilla dhe financimi i terrorizimit. Me masat e reja kabineti në fakt e shtron vetes synimin për kufizimin e mundësive për eksport të terrorizimit dhe kjo forcon angazhimin e vendit në luftën globale kundër fenomenit. Në rast të dyshimit për terrorizëm DANS do të mund të ndalojë gjithashtu nxjerrjen e vizave dhe zgjatjen e afatit të qëndrimit të të huajve në vend dhe për arsyet e tij do të informojë Sistemin Informativit të Shengenit. Dikush ndoshta do të thotë, se masat e parashikuara të reja kundër terrorizimit janë shumë të ashpra dhe kufizojnë lirinë e lëvizjes, por ato janë në përputhje të plotë me thirrjet dhe rekomandimet e OKB në këtë sferë. Masat mund të ishin edhe më të ashpra, në qoftë se zbatohej një propozim tjetër, bërë para pak kohe nga DANS për inkriminimin ligjor të predikimit ë islamit radikal. Materia është shumë e ndjeshme dhe delikate që të mund të zgjidhet nga një herë, por qeveria është e ndërgjegjshme për këtë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..