Këtë javë Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev bëri vizitë në Gjeorgji. 15 vitet e fundit kjo ishte vizita e parë e kreut të shtetit bullgar në Gjeorgji. Mesazhet e ndara gjatë vizitës treguan se përkrahja e Bullgarisë për integrimin evropian dhe euroatlantik të këtij vendi kaukazian nuk ka ndryshuar pavarësisht ndërrimin e pushtetit në Sofje.
Në takimin që pati Presidenti Plevneliev me homologun e tij gjeorgjian Giorgi Margvelashvili, u shpreh kategorikisht përkrahja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë nga pala bullgare. “Bullgaria nuk i njoh marrëveshjet mes Federatës Ruse, Abhazisë dhe Osetisë Jugore, të cilat marrëveshje i pengojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e rajonit”, ka deklaruar presidenti bullgar. Për sa u përket këtyre marrëveshjeve, në fillim të këtij viti MPJ-ja shpalli se ato shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe kujtoi se Bullgaria nuk i ka njohur formimet e reja shtetërore atje, të cilat janë rezultat i zgjedhjeve të zhvilluara. Përkrahjen kategorike për sovranitetin e Gjeorgjisë Bullgaria vazhdimisht e shpreh që nga viti 2008. Dhe kjo përkrahje deklarohet jo vetëm në raportet dypalëshe, por dhe në Grupin e ri të Miqësisë së Gjeorgjisë. Ky grup është krijuar që para ngjarjeve të cilat çuan në konfliktin e armatosur mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. Kur Moska ndërpriti operacionin ushtarak në Gjeorgji, Kryeministri i atëhershëm i Bullgarisë, Sergej Stanishev përshëndeti këtë vendim dhe bëri propozim që zgjidhja e konfliktit të bëhet përmes dialogut politik me ndërmjetësinë e BE-së, dhe i cili dialog të mbahet në Sofje.
Përkrahja e Bullgarisë në rrugën që bën Gjeorgji drejt BE-së dhe NATO-s u shpreh këtë javë në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi. Presidenti Plevneliev e vazhdoi politikën e ish-qeverisë së Pllamen Oresharski. Në vitin 2014 në seancën e Komisionit NATO-Gjeorgji, ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Kristian Vigenin, përqafoi obligimin e qeverisë gjeorgjiane për integrimin në NATO dhe po ashtu Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Fjala e mbajtur nga Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili gjithashtu dëshmon se Bullgaria nuk ka ndryshuar pozitën e saj përkrahëse. Presidenti gjeorgjian e vlerësoi atë “të qëndrueshme dhe sistematike”. Sot Sofja dhe Tbilisi presin forcim të raporteve dypalëshe si në fushën e politikës, ashtu dhe në atë të ekonomisë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..